Jemi të lumtur të prezantojmë para jush programin e filmave GLOBAL, me një diversitet temash dhe çasjesh estetike kinematografike. Gjashtë filma nga e gjithë bota do të jenë në garë për çmimin Hyjnesha e Artë të PriFest.
Gjithashtu jemi të lumtur që këtë vitë do të kemi 1 Premierë Ndërkombëtare, 3 Premiera Rajonale dhe 2 Premiera Kosovare të filmave që vijnë nga 6 shtete prej 3 kontinenteve të ndryshme.
Lista e programit Global- International Feature Competition është:
Austri, 90 min.
Premierë Ndërkombëtare
Mehrunisa, një aktore e dikurshme indiane e cila jeton në të tetëdhjetat e saja, më në fund guxon të largojë dominimin e burrit nga jeta e saj në mënyrën ekscentrike. Në mes të kësaj, Bollywood troket në derën e saj. Pendesa të vazhdueshme dhe emocione të shtypura ndezin dëshirën e përjetshme të Mehrunisa-s për të luajtur rolin kryesor në një film. Por si një e moshuar të gjitha shanset janë kundër saj. E kundërshtuar nga vajza e saj, por e mbështetur nga mbesa e saj, Mehrunisa orkestron plane të ndryshme me vrull dhe entuziazëm për të arritur qëllimin e saj, duke trazuar përfundimisht patriarkatin e rrënjosur thellë në industrinë e filmit indian, duke u bërë kështu një model për miliona gra në të gjithë vendin.
MEHRUNISA, një prodhim austriak i xhiruar në qytetin historik të Lucknow, vë në pah luftën e grave indiane në tre breza të ndryshëm të një shoqërie kryesisht patriarkale.
Ukrainë, 122 min.
Premierë Rajonale
Filmi bazohet në tregimet. Në kërkim të djalit të saj që është pilot, aeroplani i të cilit u rrëzua mbi territoret e pushtuara, nëna e gjen veten në një botë krejtësisht të huaj dhe agresive, ku gjithçka është e përshkuar me urrejtje dhe vuajtje. Në këtë ferr ajo jo vetëm që kërkon djalin, por, duke pasur dashuri të madhe dhe karakter të mëshirshëm në zemrën e saj, ajo ndryshon këdo që takon në rrugën e saj. Dhe më e rëndësishmja, ajo ndryshon veten, duke gjetur një fuqi të shenjtë. Dëshpërimi dhe dhimbja e saj rilind në shpirtin e nënës tokë, e cila i kthen djemtë në shtëpi të gjallë ose të vdekur.
Gjermani, 95 min.
Premierë Rajonale
Nëntë vjeçari Roman ndjek nënën e tij Oksana në Gjermani ku ajo punon ilegalisht. Ajo jeton atje me Gertin, të veun 62 vjeçar që vuan nga diabeti. Gert përpiqet të krijoj raporte shoqërore me djalin e saj, por Roman lufton për vëmendjen e nënës së tij. Kur Oksana papritmas sëmuret, Roman mbetet vetëm me rivalin e tij. Gert rezulton të jetë një shok i mirë i lojës derisa të vdesë në një aksident. Roman mbetet krejt i vetëm dhe tani mund të jetojë nga kurioziteti i tij i egër dhe dëshira për liri.
Brazil / Portugali, 98 min.
Premierë Rajonale
Asnjëri prej tyre nuk mund të rezistonte. Gjatë tre dekadave, shtatë miq të mbledhur panë takimet mujore me vëllëzerit tyre që u kthyen nga ritualet e pushtetit në ribashkimet melankolike të dështimeve. Fundi do të ishte një fat dinjitoz. Derisa shfaqet një kuzhinier misterioz me një mbledhi madhështore. Lidhja e shoqërisë kthehet prap, si një etje e madhe e kënaqësisë për jetë. Sidoqoftë, pas çdo darke, një anëtar i grupit përfundon i vdekur. Cila është arsyeja e vërtetë e vdekjeve? Dhe, mbi të gjitha, pse këta burra vazhdojnë të kthehen në darka?
Indi, 105 min.
Premierë
Neela e gjen veten në mes të një skenari të frikshëm të burrit të saj për të mësuar një sekret të saj të çmuar: e kaluara nuk është as e lehtë për t’u shpjeguar dhe as e përshtatshme për t’u zbuluar, por shantazhuesi i saj ka kërkesat e tij. Ajo nuk mund t'i realizoj ato pa kaluar nga burri i saj mbizotërues, por i dashur. Rreziku për sigurinë martesore rritet, ashtu si edhe pyetjet për veten, dashurinë dhe martesën. Kush vendos kuptimin e veprimeve të saj edhe nëse ato duken të dyshimta për shoqërinë, përfshirë burrin e saj, për të cilin gjykimi është e vërteta?
Gjermani, 102 min.
Premierë
Bazuar në autobiografinë me të njëjtin emër, "Aventurat e një Matematikani" tregohet historia provokuese e Stan Ulam, një matematicient polako-hebre, i cili iku në SHBA në vitet 1930 dhe ndihmoi në ndërtimin e bombave të para bërthamore për të shpëtuar familjen e tij në Evropë.
Është një udhëtim emocional në kohët kur shkenca humbi modestinë e saj dhe formësoi botën në të cilën jetojmë sot.
PriFest dëshiron të falënderojë Claudia Landsberger për kontributin e saj në përzgjedhjen e filmave në këtë kategori shumë të rëndësishme të filmit.