Në ditën e dytë të edicionit të nëntë u mbajt programi më i ri i PriFest-it, program 'Work in Progress'.
6 filam nga Kosova që janë në fazën e post-produksionit e patën mundësinë që t'i shfaqin filmat e tyre para distributorëve dhe agjentëve të shitjes si dhe para përzgjedhësve ndërkombëtarë nga festivale të ndryshme filmike.
Ky program është një nga shumë mundësitë e mira që PriFORUM-i e PriFEST-i ia ofrojnë industrisë filmike vendore.
Në ditët e ardhshme, PriFORUM vazhdon me Prishtina Kino Kabaret, Prishtina Rendezvous, Kosova's rising stars etj.
Për më shumë fotografi, na ndiqni në Instagram dhe në Facebook.