Në natën e 22 korrikut, PriFest-i e mbylli zyrtarisht edicionin e tij të dhjetë.
Më poshtë është paraqitur lista me të gjithë fituesit në kategoritë përkatëse:
Çmimi "Vanessa Redgrave Best Pitch" shkon për "The Walnut Tree", me regji të Faysal Soysal.
Fituesi i çmimit të shërbimeve 'Audio Post-produksion' është "Money for a funeral", Bullgari.
Fituesi i çmimit për gradim të ngjyrave është "Looking for Venera", Kosovë.
Juria e pavarur e studentëve të Kosovës në programin e filmave të metrazhit të mesëm shpall fitues filmin "Mary", Kroaci.
Fituesi i zgjedhur nga juria FIPRESCI për filmin më të mirë ballkanit është filmi "Directions", Bullgari, me regji të Stefan Kumandarev.
Fituesi i zgjedhur nga juria e mediave për këtë edicioni të PriFest-it është filmi "Anchor and Hope", Spanjë, Angli.
Filmi fitues i zgjedhur nga programi i filmave studentorë shpallet filmi "Dielli", Kosovë/Itali, nga Mjellma Istrefi.
Filmi fitues i programit të filmave dokumentarë shpallet filmi "Mr.Gay Syria", Turqi.
Filmi më i mirë i programit të filmave të metrazhit të mesëm shpallet filmi "Éclair", Maqedoni.
Çmimi special i jurisë shkon për filmin "Anchor and Hope", Spanjë, Angli.
Filmi më i mirë i programit të filmave evropian zgjedhet filmi "Wajib", Palestinë, me regji të Annemarie Jacir.
Çmimi "Aktori më i mirë" (Ballkan) shkon për aktorin e "Histori majë kulmi", Xhevdet Doda, Kosovë.
Çmimi "Aktorja më e mirë" shkon për Silma Mahmuti, aktoren e "The Witch Hunter", Serbi.
Çmimi për regjisorin më të mirë të filmave ballkanik shkon për Stevan Kumandarev për regjinë e filmit "Directions", Bullgari.
Filmi më i mirë i Ballkanit shpallet filmi "Men don't cry", me regji të Alen Drljevic.
"Çmimi ndërkombëtar për një film/aktor kosovar" shkon për Genc Salihu dhe Alban Ukaj për filmin "Martesa".
Dhe në fund, me "Hyjneshë të Artë" nga Vanessa Redgrave befaisht u u shpërblyen dy drejtorët e festivalit, Vjosa dhe Fatos Berisha!