Në prag të edicionit të tij të 11, PriFest zbulon anëtarët e jurive. Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Prishtinë do t’i ketë 8 juri, secila me nga 3 anëtarë, të cilët do t’i përcaktojnë fituesit e çmimeve në 5 programet garuese të filmit.
Sipas traditës, PriFest do të jetë nikoqir i emrave të mëdhenj nga kinematografia dhe industritë filmike ndërkombëtare, evropiane dhe rajonale, të cilët do t’i bashkohen anëtarëve të komunitetit artistik kosovar, si dhe përfaqësuesve të studentëve dhe mediave, për t’i vlerësuar filmat që do të marrin pjesë në programet garuese të festivalit.
Në progrmain kryesor, Mjaltë dhe Gjak / programi garues i Ballkanit, juria do të përbëhet nga Karin Dix (Gjermani), drejtoresha e projektit Shooting Stars të European Film Promotion; Daniel Mulloy, regjisor filmi nga Britania e Madhe dhe fitues i katër çmimeve BAFTA; dhe Eponine Momenceau, xhiruese nga Franca, e njohur për punën e saj në “Dheepan”, që fitoi çmimin Golden Palm.
Juria e programit garues evropian sivjet do të përbëhet nga Claudia Landsberger, producente me përvojë dhe anëtare e kahmotshme e komitetit përzgjedhës për programin garues të Berlinales; Armond Morina, aktori i mirënjohur kosovar; dhe Vladimir Anastasov, producenti i spikatur nga Maqedonia.
Një nga programet kyçe të festivalit, programi garues i metrazhit të mesëm, do të gjykohet nga producenti i filmit dhe ekzekutivi i industrisë së mediave nga Holanda, Raymond van der Kaaij; filmofili kosovar Kushtrim Krasniqi, si dhe Petar Protic, kuratori i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Novi Sad të Serbisë, “Cinema City”.
Programi garues i filmave dokumentarë do të vlerësohet nga kritikja e mirënjohur e filmit nga Parisi, Barbara Lorey de Lacharriere; aktori i famshëm nga Shqipëria, Lulzim Zeqja; dhe regjisori dhe producenti i filmave dokumentar, e njëkohësisht edhe drejtori i International Queer & Migrant Film Festival në Amsterdam të Holandës, Chris Belloni.
Juria e programit garues të studentëve do të përbëhet nga Myra Appannah, drejtoreshë e kompanisë londineze të mediave BRiGHTBLACK, ekspertja e Realitetit Virtual dhe bashkëkuratorja e Play UK Festivals të British Council; Fabio Tucci, Menaxheri i Festivalit të Romës, Intramovies; dhe Besmir Bitraku, aktori i teatrit dhe filmit nga Tirana.
Juria e mediave, e cila do ta gjykojë Programin e Filmave Evropianë, do të përbëhet nga gazetari i mirënjohur, moderatori televiziv, ligjëruesi dhe aktivisti social, Adriatik Kelmendi; aktorja dhe gazetarja e kulturës në RTK, Rabije Kryeziu; dhe gazetari e redaktori i bazuar në Prishtinë i cili ka fituar disa çmime për punën e tij, Arbër Selmani.
Juria FIPRESCI, e cila para pesë vitesh e zgjodhi PriFestin në Kosovë si festivali në të cilin do të jepnin çmimin prestigjioz për filma të Ballkanit; përbëhet nga tre kritikë të filmit dhe gazetarë me shumë përvojë: Dieter Wieczorek, me origjinë nga Gjermania dhe i bazuar në Paris; Barbara Glebicka Giza, profesoreshë dhe kritike e filmit e bazuar në Poloni; dhe Steven Yates, kritik filmi dhe gazetar britanez i bazuar në Berlin.
E për fund, Juria e Pavarur e Studentëve - nëpërmjet së cilës PriFest i jep rol të rëndësishëm studentëve nga Kosova duke i mundësuar atyre ta gjykojnë programin garues të filmave të metrazhit të mesëm - përbëhet nga studentët e aktrimit Dora Xhemajli dhe Armend Ballazhi, dhe studentja e marketingut dhe administratës së biznesit, Elena Tafa.
PriFest nis më 16 korrik, prej kur filmat do të shfaqen në katër lokacione të ndryshme: Teatri Kombëtar, Kino ABC, Kino Armata dhe Kinemaja Open-Air te Sheshi Zahir Pajaziti.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet në Teatrin Kombëtar në ditën e fundit të festivalit, më 21 korrik.
Më poshtë mund t’i lexoni biografitë e secilit anëtar të jurisë.
JURIA E PROGRAMIT GARUES TE BALLKANIT / HONEY AND BLOOD CINEMA
Karin Dix ka lindur në Gjermani në vitin 1962, studjoi letërsinë krahasuese në Universitetin Saarland, në Gjermani. Ajo punoi si gazetare e pavarur, në fillim në vendlindjen e saj në Saarbrucken ndësa më vonë në Hamburg, ku takoi Dieter Kosslick. Në vitin 1986, ajo u be pjese e ekipit të tij dhe organizuan festivalin e parë të filmit në Hamburg, Low Budget Film Forum. Ky festival iu dedikua filmave europian dhe prezantoi regjisorët e ri premtues të asaj kohe, si Stephen Frears dhe Lars Von Trier.
Eksperienca profesionale e Dix e nxiti të punonte si producente e filmit në “Frankfurter Film Production”, dhe më vonë në produksion të teatrit. Nga viti 1989 e më tutje, ajo punoi si producente për teatrin Kampangael në Hamburg, ku përveç tjerash, ajo punoi edhe me Jim Whiting dhe NeedCompany. Në vitin 1994, ajo u bë pjesë e Fliegenda Bauten, kompani e produksionit të teatrit, me seli në Hamburg, ku udhëhoqi departamentin e shitjes. Ajo u specializua për produksion, në Nouveau Cirque, dhe promovoi me sukses turnenë e Que-Cir-Que me Victoria Chaplin dhe Tiger Lillies. Në vitin 1998, përveç punës në teatër, ajo u bë pjesë e European Film Promotion (EEP) dhe filloi të zhvillonte eventin kryesorë të EFP-së, Europian Shooting Stars.
Projekti është iniciativë e rrjetit pan-europian EFP, që promovon dhe of ron mundësi të rrjetizimit për aktorët premtues europian.
Në vitin 2005, brenda këtij eventi ajo strukturoi “International Casting Drirectors Network (ICDN)”, që u shndërrua në rrjet të pavarur me 84 Casting Director nga 24 vende të ndryshme. ICDN-ja mori një rol vendimtarë në rrjetin e industrisë së aktorëve, platformë kjo e krijuar kohëve të fundit që mundëson 10 aktorëve të përzgjedhur në Shooting Stars të zgjerojnë dhe fuqizojnë mundësitë e tyre gjatë festivalit të Berlinales. Karin Dix është përgjegjëse për strukturimin dhe konceptin e EFP-së, Europian Shooting Stars.
Daniel Mulloy është artist dhe filmbërës.
Filmat që realizon Mulloy kanë tema provokuese për shoqërinë dhe politikën.
Mulloy është fitues i katër çmimeve BAFTA, dy nga të cilat janë British Academy Film Award. Ai është nderuar me çmimin British Independent Film Award. Mulloy është nominuar dy herë për European Academy Award si dhe për çmimin Idependent Spirit.
Eponine Momenceau e lindur në 1985, e diplomuar nga Femis School dhe Music Conservatory në instrumentin harfë, Eponine ecëm drejt veprave poetike dhe ëndërrimtarë, dhe një arti bashkëkohor që përzihet me dhoma të errëta dhe hapësira ekspozuese.
Ajo gjithashtu ka qenë drejtore e fotografisë (xhiruese) në filmin e regjisorit Jacques Audiard, ‘Dheepan’, film i cili fitoi Palmën e Artë në edicionin e 68 të festivalit të Kanës dhe në verën e 2018 ajo u nderua me çmimin Knight of the Order of Arts and Letters në Francë.
E trajnuar për drejtor fotografie në Femis School, Eponine Momenceau zotëron mjetet teknike duke ndërtuar punën e saj që po lind. Nëpërmjet zbulimit çlirues të kinemasë eksperimentale, ajo beson se është e mundur të bëhet një film pa skenar dhe pa aktorë. Eponine arrin të modelojë skena shumë plastike nga realiteti më i zakonshëm dhe me shumë referenca të pikturës dhe filmit.
Filmat e saj janë përzgjedhur vazhdimisht në festivale. Ajo ka fituar çmimin Conseil Général des Hauts-de-Seine gjatë eventit të artit bashkëkohor në edicionin e 57-të të “Salon de Montrouge”, si dhe çmimin Filmi më i mirë në Lucca Festival.
Filmat e saj janë shfaqur në ekspozitat kolektive në Palais de Tokyo në Paris, Triennale në Milano, Cinémathèque Française dhe shumë vende tjera.
JURIA E PROGRAMIT GARUES EUROPIAN
Claudia Landsberger punon në kompani në e saj BaseWorx For Film, si producente kreative për skenar, zhvillim të projekteve si dhe konsulencë për montazhin. Ajo është konsulente në festival të ndryshme ndërkombëtare të filmit. Për shumë vite, ajo ishte anëtare e komisionit përzgjedhës në Berlinale Competition Program dhe Hamburg Film Fund. Ajo është anëtare e European Film Academy. Për dy dekada, Landsberger ishte drejtoreshë e EYE International, Instituti I Filmit në Holandë dhe bashkëthemeluese dhe Presidente në European Film Promotion.
Armond Morina (1973) është aktor, skenarist dhe producent i lindur në Gjakovë, Kosovë.
Përvoja e tij profesionale përfshinë shumë shfaqje teatrore. Disa nga rolet e spikatura të tij janë: "Makbeth" nga W. Sheakspeare 1995, "Heda Gabler" nga H. Ibsen 1996 and "Audienca" nga Vaclav Havel 1997 – në rolin e Vanjekut, në regji të Fatos Berishës; Pastaj në shfaqjet "Duke pritur Godonë " NGA S. Beckett 1997 – si Lucky dhe në “Mbreti Lir”, në regji të Fadil Hysaj (shfaqja e shpërblyer me Special Jury Prize në Mess Sarajevo – International Theatre Festival 1998) "Katër Epoletat" nga H.Mulliqi në regji të Orhan Kerkezi, “Luaje prap Sam”, “Fluturimi mbi folenë e qyqes” dhe “Sextet” në regji të Ilir Bokshit; “Hamleti” and “Makbethi” në regji të David Gothard. Ai poashtu performoi në kampet e refugjatëve në Maqedoni gjatë luftës së Kosovës, së bashku me aktoren e njohur botërore Vanessa Redgrave, si mysafire e Teatrit Dodona në Ekzil.
Disa nga punët në film dhe televizion janë: ‘Kukumi’ nga Isa Qosja, seriali ‘Familja moderne’, filmi i shkurtër ‘Gjakova 726’ (producent, ko-skenarist dhe aktor), rol kryesor në ‘Lufta mbaroi’ film i gjatë i regjisorit Mitko Panov, ‘Këpuctari’ nga Artan Korenica (producent dhe aktor), ‘Njëherë në Kosovë’ nga Eki Rrahmani, ‘Shok’ nga Jamie Donoghue (i nominuar për Oscar 2017), ‘Ne të tre’ nga Blerta Basholli, ‘Bini’ nga Erlbin Nushi, ‘Dëshmitari’ nga Mitko Panov dhe ‘Cirku fluturues’ nga Fatos Berisha.
Armond Morina ka punuar për 10 vjet në Fakultetin e Arteve si asistent i prof.Faruk Begolli në klasën e aktrimit.
Vladimir Anastasov, diplomoi në Fakultetin e Arteve Dramatike në Shkup për film, teatër dhe produksion televiziv. Ai filloi karrierën e tij si producent i pavarur në shumë filma të metrazhit të gjatë, të shkurtër si dhe dokumentarë.
Në dhjetor të vitit 2002 ai themeloi produksionin Sektor Film. Që nga ajo kohë ai fitoi shumë cmime me filmat e tij, të prezantuara në shumë festivale internacionale të filmit, disa prej tyre: VIA CARPATIA, DIRECTIONS (70. Film Festival in Cannes - “Un Certain Regard”), JUDGMENT, INFERNO, PARADE, AS IF I AM NOT THERE, UPSIDE DOWN, THE BORDER POST, LIKE A BAD DREAM.
Gjithashtu, Sektor Film është e njohur si kompani lidere për produksion të serive televizive, e cila me sukses ishte pjesë e ko-produksionit të 6 seriave televizive me mbi 100 episode, në bashkëpunim me kompani turke dhe ruse. Projekti i fundit televiziv është ‘The Red Poet’, i cili është projekt nga Republika Maqedonia e Veriut.
JURIA E PROGRAMIT TË METRAZHIT TË MESËM
Raymond van der Kaaij është një udhëheqës me përvoje i industrisë së medias me mbi dhjetë vjet eksperiencë në zhvillim, financim, produksion, shitje dhe menaxhim të përgjithshëm. Ai është themeluesi i Revolver Amsterdam; një kompani e shpërblyer me çmime, kompani produksioni e fokusuar në filma artistik, dokumentarë dhe multimedia. Raymond përqëndrohet veçanërisht në zhvillimin e projekteve kreative dhe të guximshme, duke krijuar ura midis artit dhe komercialës dhe duke krijuar një listë të larmishme dhe të suksesshme të projekteve ndërkombëtare.
Si producent dhe ko-producent, Raymond ka punuar në filma fitues të metrazhit të gjatë dhe dokumentarë që janë paraqitur në festivale në mbarë botën. Titujt e fundit janë I DREAM IN ANOTHER LANGUAGE nga Ernesto Contreras (Audience Award në Sundance 2017), DON'T SWALLOW MY HEART, ALLIGATOR GIRL! nga Felipe Bragaca (Sundance 2017, Berlinale 2017), LOVE & FRIENDSHIP nga Whit Stillman starring Kate Beckingsale dhe Cloe Sevigny (Sundance 2016), BODKIN RAS (IFFR 2016, SXSW 2016, Fipresci Award 2016) nga Kaweh Modiri, SUPERNOVA nga Tamar van den Dop (Berlinale 2014, Chicago IFF, Grand Prix Xining International Filmfestival, Royal Bengal Tiger Award, Kolkata IFF), THEY HAVE ESCAPED nga Jukka-Pekka Valkeapaa (Worldpremiere TIFF 2014, Venice Days 2014), DRIFT nga Benny Vandendriessche (Busan 2013), CLUB ZEUS nga David Verbeek (Montreal World Film Festival, IFF Chicago, International Filmfestival Rotterdam), 22MAY nga Koen Mortier (IFF Toronto, IFF Rotterdam , IFF Istanbul), ‘CRIPS, STRAPPED’N’STRONG nga Joost van der Valk (IFF Locarno).
Përveç filmit dhe dokumentarëve, Raymond ka qenë i përfshirë si ekzekutiv ose producent kreativ në reklama të shumta, video fushata të brendeve dhe projekte transmedia. Kohët e fundit, ai krijoi film 360 Virtual Reality për bamirësi “Terre des Hommes, e cila u përzgjodh për programin 'NEXT' të Festivalit të Filmit në Cannes në 2016. Raymond është anëtar i EAVE Rrjetit Europian për Producentë dhe Alumni i Inside Pictures. Raymond ka ishte anëtar i jurive në disa festivale filmike dhe ka mbajtur rregullisht ligjërata dhe punëtori për producentë kreativ, trajtimi i tregimeve online dhe mënyrat e reja të financimit dhe distribuimit.
Kushtrim Krasniqi është një pasionant filmi. Gjitha filmat klasik, modern, western, hollivud, Japan, Rus, Iranian, Turk, Europian, filma të festivaleve apo të kinemasë së pavarur, Brus Llija e Xheki Qeni, Kubrick, Lync apo Tarkovski, nga dramat psikologjike e deri tek Wu Xia në Kinë, nga Anime prodhimet në Japoni e deri tek Pixar animacionet në perendim.
Kështu është ndërtuar "shkollimi" i tij kinematografik, i diplomuar nën termin “Maniak i Filmit”. Nga Kyoto deri tek Thirty Mile Zone, nga Arktiku deri tek Kejptaun, nëse është film, unë do ta shikoj.
Është i pasionuar pas filmit dhe teknologjisë informative, sidomos nëse i kombinon të dyja. Rezultati i kësaj është edhe grupi në Facebook Maniakë t’Filmit të cilin e menaxhon bashkë me miq, tash e 7 vite.
Petar Protić (i lindur në 1967) është mësimdhënës i letërsisë (MA), adhurues i filmit dhe njohës i mrekullueshëm i historisë së filmit. Ai është ligjërues në fakultetin e produksionit digjital në universitetin EDUCONS në Sremska Kamenicë. Nga 2008 deri në 2017 ishte përzgjedhës i filmave dhe redaktor i katalogëve në festivalin internacional të filmit “Cinema City” në Novi Sad. Gjithashtu shkruan kritika për filma të shkurtër, ndryshe nga klishetë dhe bisedat e kafenesë. Në mënyrë që të nxit dashurinë për filmin dhe artin tek gjeneratat e reja – ai mbajti ligjërata të shumta dhe editoj programe filmike në muze dhe galeri në Novi Sad, Zrenjanin, Beograd, etj.
JURIA E PROGRAMIT DOKUMENTAR GARUES
Barbara Lorey De Lacharriere është gazetare e pavarur dhe kritike e filmit nga Parisi.
Ajo është gjithashtu kuratore dhe këshilltare për një gamë të gjerë të festivaleve ndërkombëtare të filmit dhe art-house kinemave dhe aktualisht është drejtore artistike e East&West Intrnational Film Festival në Orenburg/ Rusi.
Ajo është anëtare e FIPRESCI, ku është përgjegjëse për çmimet e programit FIPRESCI. Ajo ka qenë pjesë e jurisë në një numër të madh të festivaleve madhore ndërkombëtare të filmit në gjithë Evropën si festivali i Kanës dhe Venecias, në Lindje të Mesme, Amerikë, Indi dhe Afrikë.
Barbara është anëtare e Akademisë e Filmit Europian.
Lindur në ish-Gjermaninë Lindore, Barbara ka studiuar në Munich, Hamburg dhe Paris dhe përfundoi nivelin mastër në Psikologji dhe Sociologji.
Lulzim Zeqja është një aktor i lindur në Tiranë më datë 17/05/1978. Ka përfunduar studimet e larta në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë me veprën e Shekspirit “Endërra e një nate vere“ me regji të Altin Bashës, në rolin e Lizandrit. Aktualisht është pjesë e trupës së Teatrit Kombëtar në Shqiperi. Veprimtaria e tij artistike është shtrirë si brenda por edhe përtej kufijve të Shqiperisë, ku veçojmë një periudhe 5 vjecare në Itali në teatro të ndryshëm si Teatro Kismet (Bari) apo Teatro Politeama (Piza) etj. Me shtëpinë filmike Fandango (Romë) merr pjesë si cooprotagonist në filmin “L’orizzonte degli eventi” me regji të Daniele Viccharit , film ky pjesemarrës në Festivalin e Cannes në 2005, në javën e kritikës. Në po të njëjtin festival aktori Lulzim Zeqja është paraqitur edhe me projektin e tij të fundit filmik si “The Van” me regji të Enerik Beqirit në 2019. Aktivizimi i tij prej dipllomës e deri më sot nuk ka rreshtur mes teatrit e filmit artistik, ku në të dy fushat numerohen me dhjetra role në vepra teatrale si “Vita brevis”, “Dashuri ne furgon”, “Sakrifice”, “Pallati i enderrave”, “liri i cmendur”, “Mallkime e lutje”,“ Hotel Ballkan”,“Dasem qyteti ”,“Perversiteti seksual ne Chicago”,“Korbi i bardhe”, “Ne Zvornik lashe zemren time”, “Pelikani”,“Playboy i trojeve tona”, “Me e vertet se e verteta“, “Romeo dhe Zhuljeta”,“Kasollja e vogel”,”Edipi Mbret”, “Haroje dashurine”, “Udhetimi I gjate drejt nates”,“Vrasja e maratit”, “Tartufi ”, “Tre motrat”, “Zbutja e kryeneces”,“Opera per tri grosh”,“Equus”, “Lukrecia Borxhia”, “Rojet e Taxhit”,“Frankenshtajn”,“Terror” ,“At Sergei”, “Norm dhe Ahmed”.
Zeqja pati role edhe në filmat si: “Natë pa hënë”, “Letra ere”, “Eduard”, “L’orizzonte degli eventi”, “East West East”, “La squadra”, “Amnistia”, “Nderkombetaret”, “Delegacioni”, “Shija e derrit”, “The Van”.
Chris Belloni i lindur më 1980 është filmbërës i dokumentarëve, producent dhe drejtor i festivalit ndërkombëtarë Queer & Migrant Film Festival Amsterdam, të cilin e ka iniciuar në vitin 2015. Filmi i tij debutues “I am Gay and Muslim”, u shfaq në festivale të ndryshme anekënd botës. Në vitin 2018 ai inicioi projekte të lidhura me LGBTQ dhe art në Azerbeixhan dhe Ballkan. Chris Belloni kuroi programe të filmave queer në disa festivale ndërkombëtare të filmit. Në vitin 2018 ai ishte pjesë e jurisë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit mbi Diversitetin Seksual dhe Gjinor të Uruguait si dhe në Oslo Fusion Film Festival.
JURIA E PROGRAMIT GARUES TË FILMAVE STUDENTOR
Myra Appannah është bashkëudhëheqëse në media kompaninë BRIGHTBLACK me seli në Londër, duke krijuar storje për transmedia, video lojëra dhe teknologjitë e reja. Ajo ka qenë skenariste dhe udhëheqëse kreative në “SOMNAI”, një nga eksperiencat më të mëdha ndonjëherë në teknologjinë e ashtuquajtur immersive, e përshkruar nga The Guardian si "përvoja VR që të dërgon në ëndërr’. Ajo punoi për disa nga brendet më të mëdha në botë, ndërsa së fundmi eksperienca e saj 48 orëshe në xhirim mbi shkëmbinjtë e kuq të Arizonës ishte e mrekullueshme. Myra ka punuar për shumë
media, ndërsa filmi i saj i parë është Garfield, i cili u përzgjedh për Sundance dhe BAFTA 2018.
Në BRiGHTBACK, Myra ishte bashkë-kuratore në festivalet PlayUK në bashkëpunim me British Council, për video lojra arte në Europë dhe ka krijuar Imemersive StoryLab, kurs profesional për zhvillim dhe eidedikuar për të hulumtuar të ardhmen e dizajnit për tekonologjinë e re immersive.
BRiGHTBLACK së fundi ka punuar në ‘A Unique and Spectacular Moment’, një eksperiencë që fillon në hapësirë virtuale si një video lojë dhe përfundon si një bashkëveprim i fuqishëm ndërmjet dy të huajve.
Fabio Tucci, ka diplomuar për Kinema në Alma Mater Studiorum në Bolonjë.
Ai ka punuar më shumë se 8 vite si menaxher në rrjetin e kinemave Multiplex, në Itali.
Fabio ka vijuar klasën për Distribuim, Shitje dhe Marketing në vitin 2011 e organizuar nga ANICA (National Association of Film and Audiovisual Industry).
Në vitin 2014 ai themeloi kompaninë e tij të distribuimit të filmave, me seli në Romë, e fokusuar në filmat debutantë.
Ai ka punuar në Intramovies si menagjer për festivale që nga viti 2017. Intramovies është kompani e pavarur shitjesh, e themeluar para 40 viteve nga Paola Corvino, kompani kjo që përkrahë producentët kreativ dhe regjisorët e rinj. Intramovies gjithashtu është e njohur me katallogun me mbi 500 tituj filmash ndërkombëtarë, me regjisorë si Fellini, Visconti, Antonioni, Pasolini, De Sica, Berolucci, Comencini, Rosi, Argento dhe të tjerë.
Besmir Bitraku (1987) ka lindur në May 1987 është aktor shqipëtar i filmit dhe teatrit. Ai filloji karrieren e tij, me nje sitkom komike Radio-Radio dhe der tani ka bërë 5 filma artistik të rëndësishëm. Me pjesmarrjen e tij në filma, ai njihet shumë mirë shpeshherë si aktor kryesor në më shumë se 30 premiera të teatrit duke përfshirë disa nga shfaqjet më të mira në botë si Rome dhe Zhulieta, Një ëndërr nate mes verës, Rëndësia e të qenurit Earnest, Alerkuin, Shërbëtori i dy mjeshtërve, Shkumësi i rrumbullakët i kaukazit, Elektra, Frankenshtain etj.
Ai ka bashkpunuar me teatro të ndyshëm si Teatri Andon Zako Cajupi, Tetari Kombëtar dhe Teatri Alexander Moisi.
JURIA E MEDIAS
Adriatik Kelmendi është gazetar, prezentues televizioni, ligjërues në universitet dhe aktivist i shoqërisë civile. Jeton dhe vepron në Prishtinë, Kosovë.
Ai mban pozitën e Kryeredaktor në televizionin KTV si dhe pozitën e redaktorit menaxhues dhe gazetarit në Koha Ditore, të dyja pjesë e Koha Group.
Ai është autor dhe prezentues i emisionit prestigjioz të debatit Rubikon, I cili transmetohet tri herë gjatë javës, si dhe është koluminst i përjavshëm në Koha Ditore.
Kelmendi ka raportuar dhe ka realizuar një numër shumë të madh të intervistave gjatë procesit të përcaktimit të statusi të Kosovës, me lider politik ndërkombëtarë dhe vendorë, nga studio e tij në KTV, por gjithashtu nga vende të ndryshme jashtë Kosovës si New York, Washington, Paris, Vjenë, Bruksel, Strasburgu, Beograd, Zagreb, Ljubljanë etj.
Shkrimet, opinionet dhe argumentet e tij janë publikuar gjerësisht, janë cituar si dhe janë përdorur si referencë nga shumë media rajonale dhe ndërkombëtare.
Kelmendi është ligjërues në Universitetin AAB në Prishtinë si dhe avokues publik i Kosovës për çështjet rajonale në nismën RECOM që trajton tematikën e ballafaqimit me të kaluarën.
Ai është laureat i shume çmimev kombëtare dhe ndërkombëtare për gazetari, përfshirë edhe çmimin gazetari më I mirë I vitit nga Asociacioni I Gazetarëve të Kosovës dhe çmimin Gold Baton nga DuPont Columbia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai ka diplomuar në nivelin Mastër për Media dhe Komunikim në Goldsmith University në Londër, Britani të Madhe.
Kelmendi është autor i dy librave, “Kapërcimi i Rubikonit drejt Pavarësisë” dhe “Rrëfime të përpjekjes”
Rabije Kryeziu ka lindur më 26 maj 1987 në Prizren, në Kosovë. Shkollën fillore dhe te mesme e ka përfunduar në Suharekë. Studimet për aktrim i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e arteve. Ajo po ashtu ka përfunduar studimet e nivelit mastër për aktrim në drejtimin: Aktrim performancë.
Eksperienca e saj profesionale në film filloj me filmin “Hekurishtja’ nga Burim Haliti. Pastaj ishte pjesë e filmave si “Ashensori” i Burbuqe Berishës, “Ama dorën” i regjisorit Ismet Sijarina, “Tanku në oborrin tim” i Mentor Spahiut, “Gjumë dhe dashuri” i regjisorit Arsim Haliti, etj.
Rabije Kryeziu ishte pjesë e shfaqjeve të shumta si: “Ferma e kafshëve” me regjisor Ilir Bokshi,”Për çaj te Hilary”me regjisore Burbuqe Berisha, “Besellam, pse më flijojnë” me regji të Fatos Berishës, “Bodrumi” i regjisorit Fadil Hysaj, “Si ta vrasim Presidentin” me regji të Marigona Bekteshit,” “Të martuarit e lumtur”nga Zana Duraku, “Macja mbi çatinë e nxehtë” me regji të Florent Mehmetit e shume shfaqje tjera.
Rabije Kryeziu punon në Radiotelevizionin Publik të Kosovës, si gazetare e lajmeve të kulturës. Gjithashtu është drejtuese e emisionit “Kulturë” në RTK 3.
Për Rabijen është kënaqësi të punojë në grup, pasi elementi kyç i profesionit të saj është komunikimi. Ka aftësi të mira në mësimin e gjërave shumë shpejt, ka mendje analitike, si dhe është e shkëlqyer në aspektin e negocimit.
Arbër Selmani është gazetar dhe redaktor nga Prishtina. Në vitin 2013-të, teksti i tij “Kosova pranon paradë homoseksualësh” fitoi çmim nga UNDP dhe UNWomen në Kosovë. Në vitin 2018-të ai ishte njëri prej bursistëve të Bursës Sakharov, bursë e përvitshme e dhënë nga Parlamenti Evropian në Bruksel. Përvec punës si gazetar i pavarur i kulturës dhe çështjeve sociale, ai punon edhe për gazetën online KultPlus dhe për Europe House.
JURIA FIPRESCI
Dieter Weiczorek Pasi studioi filozofinë, letërsinë, sociologjinë, shkenca politike, histori dhe teori të artit. Dieter Wieczorek ka punuar si kritik i artit kontemporan dhe kulturës dhe më vonë si kritik i filmit. Ai ka publikuar shkrime në revista dhe gazeta europiane. Shkrimet e tij për festivale dhe kritikat e filmave janë publikuar në revistat gjermane të pavarura të kritikës së filmit si "Filmmagazin Schnitt" dhe "Artechock". Në 2012 ai themeloi “Interference - International independent Journal of Film and Festival Reviews", ku edhe sot është kryeredaktor. Kohët e fundit ai publikoi në revistën e kritikës së dokumentarëve “Modern Times Review”. Dieter është anëtar i FIPRESCI.
Gjatë kësaj kohe, ai ka bashkëpunuar me projekte të ndryshme ndërkombëtare dhe gjithashtu ka organizuar konferenca për mundësitë dhe limitet e artit kontemporan. Gjatë viteve të 90`ta ai realizoi punime me instalacione dhe performancë dhe themeloi “Commision of Situation Creation”, rrjetin ndërkombëtarë për krijimin e situatave të panjohura në hapësirat publike. Në 2003 ai themeloi festivalin audio-vizual dhe kinematografik “Festival International SIgnes de Nuit” në Paris, i cili sot realizon programe garuese për filma të metrazhit të shkurtër, eksperimental (Cinema-in-Transgression) dhe filma dokumentar nga gjithë bota, përveç fokus programeve dhe retrospektivave.
Që nga 2003 “Festival International SIgnes de Nuit” (Signs of the Night) ka prezantuar në edicionet e saja disa qindra filma nga rreth 75 shtete si dhe në të njëjtën kohë rreth 140 programe në bashkëpunim me institucione kulturore dhe festivale të ndryshme nga 34 shtete. Në 2014 festivali u zgjerua, duke u organizuar edhe në Berlin dhe Saarbrücken, Gjermani dhe u bë festival bi-nacional. Në 2015 festivali u transformua në multinacional dhe filmat janë shfaqur edhe në Lisbon, Bangkok, Tucuman (Argjentinë) dhe në Urbino (Itali).
Gjatë viteve 2012 dhe 2014 ai realizoi një program javor në një televizion Francez, i cili përbëhej nga dokumentarë, filma të shkurtër dhe eksperimental.
Në 2018 ai themeloi festivalin e Ballkanit në Gjermani, “International Festival Bosnia-Herzegovina Looks Around”.
Dieter Wieczorek, sot jeton si një filozof nomad dhe njeri i natës në Paris.
Barbara Glebicka Giza, Ph.D. është Profesoreshë e asocuar në Universitetin e shkencave Sociale dhe humane në Varshavë. Barbara Giza, është udhëheqëse në Institutin e gazetarisë dhe komunikimit social. Specialiste për hulumtim/studim dhe zhvillim në Arkivin Ndërkombëtar të Filmit-Institutit Audiovizuel në Varshavë. Autore e librave dhe artikujve për skenar të filmave dhe lidhjeve në mes të filmit dhe letërsisë, kontekstit social dhe antropologjik ( posaçërisht për Tadeusz Konwicki dhe Jerzy Stefan Stawiński, filmbërës dhe kritik të filmit polak) gjithashtu autore e serisë së librave për gazetarë të filmit nga Polonia.
Steven Yates është kritik i filmit nga Britania e Madhe dhe gazetar i cili ka jetuar në Berlin që nga 2008, ku gjatë kësaj kohe ka përcjellur Berlinale-n vit pas viti. Steven Yates ka qenë anëtarë i FIPRESCI që nga vit 2001 dhe ka përfaqësuar FIPRESCI-n në juritë e festivaleve që nga 2002, duke mbuluar Evropen, regjionin CIS dhe Azinë e Jugut. Ai shkruan rregullisht për revistën e filmit "Celluloid" (Banglladesh), Afterimage (USA) dhe International Film (UK-US), si dhe bën botime të shumta online, duke përfshirë El Hype (Spanjë), Kamera Lucida (Monemegro) dhe Kamera (Britani e Madhe).
JURIA E PAVARUR E STUDENTËVE