PriFest shpalos programin Projeksione speciale

09.07.2021

Kategoria jo-garuese Projeksione Speciale këtë edicion do të ketë 3 filma të metrazhit të gjatë në gjuhën shqipe.
Dy nga Kosova dhe një nga Maqedonia e Veriut dhe që të tre me regjisorë debutantë.

NË KËRKIM TË VENERËS (që pati premierën botërore ne festivalin e Rotterdamit) që tashme është publikuar se do të jetë filmi përmbyllës i PriFest-t,
si dhe dy filmat tjere I TRETURI nga Arben Thaçi dhe QIELL I TRAZUAR nga Anton Ndreca (u shfaq në edicionon online të PriFest12) do të shfaqen për herë të parë para publikut në Prishtinë.

Lista e plotë e kategorise Projeksione Speciale:

1. I TRETURI nga Arben Thaçi

Maqedoni e Veriut/ Kosovë/ Shqipëri, 100 min.

Projeksion special.

Larg nga vendlindja e tij, Beqiri, në vend se të kalojë kohë me gruan e tij ai e kalon pjesën më të madhe të kohës para makinëssë shkrimit.
Në lëngim për atdheun dhe popullin e tij, ai më nukështë në paqe me veten, kështu që duke shkruar kujtimet e tij ai përpiqet të zbulojë diçka të rëndësishme, diçka që fsheh ngagruaja e tij dhe madje edhe nga vetja.
Ajo që del nga shkrimet e tij është plot tronditje, faj dhe keqardhje, megjithatë, a ështërrëfimi i tij i sinqertë apo po fsheh diçka mes letrave të grimcuara?
A arrin gruaja e tij të shohë fytyrën e vërtetë të burrittë saj apo ajo bëhet pjesë e historisë së tij?

2. QIELL I TRAZUAR nga Anton Ndreca,
Kosovë, 100 min.

Projeksion special.

Një psikiatër i mirënjohur (Hakiu) vendos të vrasë vetenekskluzivisht për shkak të arsyeve filozofike.
Ai arriti nëpërfundimin se kjo jetë është e padenjë dhe se asgjë nuk ka rëndësi. Hakiu përpiqet të bindë familjen e tij që ta lejojë atë tëbëjë vetëvrasjen.
Familja e tij nuk ka ndërmend ta lërë të shkojë, gjë që na sjell në një konflikt dhe shkatërrim. Hakiu ështëgjithashtu një anëtar i një kori të amatorëve dhe e gjithë muzikae filmit është muzika e korit.
Qiell i trazuar është një dramë përekzistencializëm të mbështetur në supet e një njeriu tëkualifikuar, i cili sjell shumë argumente nihiliste për të mbrojturvendimin e tij.

3. NE KERKIM TE VENERES nga Norika Sefa
Kosovë, Maqedoni e Veriut, 111min.
Projeksion special.

Nga një takim i çuditshëm, Venera e ndrojtur nis të vë në dyshim familjen e sajë patriarkale dhe të ndjekë Dorinën mendje-hapur,
qëndrimi i fortë i së cilës nxit kurreshtjen e Venerës për të eksploruar më shumë.
Derisa Venera persiatet për kuptimin e jetës, filmi gradualisht shprehë një sens absurd të jetës: Me njerëz që fshehin një botë me emocione - nga poshtërimi,
faji e zhgënjimi. "Unë kurrë nuk i kam parë prindërit e mi të puthen" - thotë Venera.