PriFest shpalos programin Garues të filmave të Metrazhit të Mesëm, i cili përfshin 3 Premiera Botërore

22.06.2018

Festivali më i madh Ndërkombëtar i Filmit në vend, PriFest, i cili do të ketë edicionin e 10-të në Korrik, ka publikuar programin Garues të filmave të Metrazhit të Mesëm, i cili përfshin gjithsejt 10 filma.

Programi Garues i filmave të Metrazhit të Mesëm do të ketë 10 filma që vijnë nga pjesë të ndryshme të botës, ku 3 prej tyre janë Premiera Botërore ndërsa 2 Premiera Regjionale.

Në këtë kategori të hapur ndërkombëtare në kinemanë botërore, audienca jonë do të ketë mundësi të shikojë filma nga Kroacia, Franca, Rusia, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Republika e Maqedonisë. Në theks i vecantë në këtë kategori është premiera botërore e filmit kosovar "Klithma" me regji të Korab Lecaj, dhe producent e ne rolin kryesor Hazir Haziri. Një dramë familjare shumë e fuqishme e cila pasqyrohet në traumën e përdhunimit seksual që u zhvillua gjatë luftës së fundit në Kosovë. “Florian’s Last Climb” dhe “Legend of the rice grain” - të dy produksione Gjermane - gjithashtu do të kenë premierën e tyre botërore në programin Garues të filmave të Metrazhit të Mesëm të PriFest-it.

Filmat në këtë program garojnë për cmimin “Hyjnesha e Argjendtë”. Më poshtë gjeni përmbledhjen e plotë të programit Garues të Metrazhit të Mesëm për edicionin e 10-të të PriFest:

  1. “KLITHMA” - Kosovë, Premierë Botërore
  2. “MARY” - Kroaci, Premierë
  3. “THE APP” - Francë, Premierë Regjionale
  4. “THE SERVANTS” - Francë, Premierë
  5. “CHOCOLATE WIND” - Rusi, Premierë Regjionale
  6. “FALLOU” - Britani-Senegal, Premierë Regjionale
  7. “LEGEND OF THE RICE GRAIN” - Gjermani, Premierë Botërore
  8. “A DISCRETION” - Francë, Kosovo Premiere
  9. “FLORIAN’S LAST CLIMB” - Germani, Premierë Botërore
  10. “ECLAIR” - Maqedoni, Premierë

Këtë vit, nga 17-22 korrik, audienca PriFest do të ketë mundësi të shikojë filma në Teatrin Kombëtar (dy salla), Open Air Cinema në Sheshin Zahir Pajaziti dhe gjithashtu në hapësirën tonë më të re, Kino Armata. Së shpejti do të njoftojmë për cmimet e biletave dhe pakot për të gjithë javën e festivalit.

Në ditët në vijim PriFest do të publikojë emrat e filmave që do të përbëjnë kategoritë e tjera të edicionit të këtij viti, andaj ju ftojmë që të rezervoni datat, dhe të përgatiteni për një javë me shumë filma, debate dhe aktivitete tjera që do t’i japin kryeqytetit tonë, Prishtinës, një freski tërësisht unike në mes të verës.

Më poshtë mund të gjeni informacione më të detajuara dhe titujt e filmave nga kjo kategori, ndërsa në ditët në vijim do zbulojmë edhe programet e tjera.

MIDDLE LENGTH COMPETITION PROGRAM

“KLITHMA”

Një dramë familjare që reflekton në traumën e përdhunimit seksual që u zhvillua gjatë luftës dhe presionin që vjen nga zbulimi i kësaj të vërtete, arrin ta ndryshojë Dinin sa i përket sjelljeve të tij me gruan dhe rrethin ku jeton. Fatkeqësisht, Dini, si shumë tjerë, u përdhunua seksualisht gjatë luftës. E vërteta tashmë kishte filluar të shfaqej dhe kjo gjendje po e peshonte emocionalisht, duke ja bërë të vështirë ballafaqimin me gruan dhe shoqërinë e tij lidhur me këtë realitet tragjik.

Klithma - Korab Lecaj / Kosova, 2018 / Dramë

“MARY”

Marinko është asistent në shërbimin e marimangës që i largon veturat. Ai jeton në një banesë të lirë me qera në Zagreb dhe e ka vetëm një shok, edhe pse shumë shpesh i duket se do t’ishte më mire po të mos e kishte as atë. Së fundmi, ai ka parë vizione të Virgjëreshës Meri çdokund: në gurë, në re, në gjelbërim. Marinko nuk është normal.

Mary - Juraj Primorac / 29 min / Kroaci, 2017 / Komedi, Dramë

"THE APP"

Kur 30 vjeçarja Faustine kthehet në shtëpi për t’u bërë gati për takimin e saj, ajo e gjenë veten ballë për ballë me një të panjohur i cili është rehatuar si në shtëpinë e vet. Si do të ishte po të shndërroheshin aplikacionet në njerëz të vërtetë dhe jetonin në shtëpitë tona?

The App - Thomas Grascœur / 26 min / Francë 2016 / Komedi, Romancë

“THE SERVANTS”

 

The Servants - Marwan Khneisser

Një grup i hedonistëve ribashkohen në një vilë të lashtë dhe të largët bregdetare për një ditë. Kjo paraqet mundësi për Nabil dhe gruan e tij Mira, të cilët e mirëmbajnë vendin, për t’i ballafaquar me një të njohur: ëalid, udhëheqës i grupit. Takimi i tyre rindezë kujtimet e një të kaluare të hidhur dhe të dhunshme.
 
The Servants - Marwan Khneisser / 25 min / Francë, 2017 / Drama

 

“CHOCOLATE WIND”

 

Chocolate Wind - Ilia Antonenko

E vetmuar dhe e pavendosur, 18 vjeçarja Alla ndjehet si Hirushja e cila ëndërron të ikë nga varfëria dhe parregullsia e ambientit të saj. Shoqja e saj Masha, e cila është mjaft e pamatur, e gjenë Allan në Skype dhe si një zanë i ofron të ja realizojë të gjitha ëndrrat…
 
Chocolate Wind - Ilia Antonenko / 23 min / Rusi, 2016 / Drama
“FALLOU”

Fallou është një histori e një djaloshi të ri që është dërguar nga Senegali në Londër nga një marabut i lidhur me grupe ekstremiste. Fallou do ta zbulojë energjinë, muzikën dhe njerëzit e Londrës. Ai do të krijojë shoqëri të re dhe eventualisht do ta bëjë një zgjedhje: t’i qëndrojë besnik marabutit apo ta përvetësojë jetën emocionuese të këtij qyteti të ri.

Fallou - Alassane Sy / 30 min / Angli, Senegal 2017 / Drama

“LEGEND OF THE RICE GRAIN”

 Legend of the rice grain - Lukasz Pethe

Kurt Schuster i shpenzon vitet e fundit të jetës në një shtëpi të pleqve. Vajza e tij nuk mund ta kuptojë se si ai ndihet i lumtur aty, dhe i bën ftesë që të jetojë me të dhe familjen e saj në shtëpinë e tyre të madhe, por ftesa e saj nuk pranohet. Aivers Faber nuk jeton bashkë me të bijën e tij të re, por jeton me gjyshën e sëmurë në një apartment të vogël me dy dhoma. Disa fjalë të shkëmbyera gjatë një loje shahu bëjnë që jeta e tyre të ndryshojë.

Legend of the rice grain - Lukasz Pethe / 45 min / Gjermani 2016

“A DISCRETION”

 

A discretion - Cédric Venail

Vite më parë, në Paris, një person frekuentonte një vend të çuditshëm: një lloj klubi sekret ku ”i vështron njerëzit”. Një producent i filmit e pa këtë si material për film.

A discretion - Cédric Venail / 50 min / Francë 2017

“FLORIAN’S LAST CLIMB”

 

Florian's last climb - Harold Chapman

Në vitin 1909, alpinisti austriak Florian Frederick Graf von Liechtenstein u largua nga prona e tij afër Innsbruck dhe udhëtoi për në Korsikë për një ekspeditë malore. Ai nuk u pa më kurrë. Nëntëdhjetë vjet më vonë, nipi i tij Otto i punëson dy regjisorë për t’i ndihmuar për ta zbuluar misterin e zhdukjes, por faktet e bëjnë të vështirë kërkimin për të vërtetën.
 
Florian's last climb - Harold Chapman / 25 min / Gjermani, 2018

“ECLAIR”

 

Eclair - Marko Gjokovik

Ohër, 4 maj, 1980. Marko, i biri i kuzhinierit në vilën e Marshallit, i vjen mundësia për ta provuar ushqimin që e kanë gatuar para syve të tij gjatë gjithë jetës.
 
Eclair - Marko Gjokovik / 30 min / Maqedoni, 2016