EUROPEAN FEATURE FILM COMPETITION
European Feature Film Competition Line-up 2018:
Programi garues i cili i kushtohet traditës më të hershme të kinemasë, asaj europiane në këtë edicion vjen me tituj të cilët nuk kanë tërhequr thjesht vëmendjen e kineastëve dhe kritikëve, por kanë sjellë frymë dhe stil të ri në filmbërje. Sivjet, PriFest publikon listën me 6 filma të metrazhit të gjatë, te cilet garojne ne kete kategori per te fituar cmimin Hyjnesha e Arte per filmin me te mire Europian.Intrigues, të guximshëm, argëtues, melankolik, tradicional e seksi. Përzgjedhja e kësaj kategorie do i japë publikut të PriFest të shijojë risitë më të spikatura të kinemasë Europiane ne dy vitet e fundit.
Më poshtë mund të gjeni informacionet më të detajuara dhe titujt e filmave nga ky program, përderisa në ditët në vazhdim do të shpalosim edhe programet tjera.
EUROPEAN FEATURE FILM COMPETITION
“DON'T FUCK AROUND WITH LOVE (ANCHOR AND HOPE)”
Kur Roger pajtohet te jetë dhurues i spermës për Kat dhe Eva, tre miqtë e nisin një udhëtim jo të zakonshëm për ta krijuar një familje.
Anchor and Hope - Carlos Marques-Marcet / 111 min / Angli, Spanjë 2017 / Romancë, Komedi
“FOAM AT THE MOUTH “
Pasi e humb këmbën në një aksident, ish-polici Didzis përqendrohet në trajnimin e tre qenëve të tij të dashur të policisë. Gruaja e tij e distancuar Jana, doktoreshë në një shkollë lokale, kërkon t’i përmbush nevojat e saj për romancë me Roberts, një student shtatëmbëdhjetë vjeçar dhe notar më të ardhme premtuese. Pas një takimi të fshehtë me të gjatë natës, Jana e godet një derr të egër të tërbuar me makinën e saj dhe më vonë eventualisht e përcjellë virusin tek tre qenët e Didzis.
Si rrjedhojë e incidentit, Didzis fillon të ketë dyshime dhe të xhelozojë. I zëne duke e kërkuar të dashurin e fshehtë të Janas për ta ndëshkuar atë, Didzis e shpërfill faktin se qenët e tij të dashur dhe të infektuar po bëhen gjithnjë më të çuditshëm dhe agresivë. Kur ky trekëndësh dashurie bëhet toksik, tre qenët ikin dhe kështu paraqesin rrezik për qytetin. I ballafaquar me një fiasko profesionale dhe personale, Didzis vendosë ta merr këtë punë në duart e tj.
Foam At The Mouth - Janis Nords / 79 min / Letoni, Poloni 2017
“I WAS A DREAMER”
Mirko kthehet në shtëpi pasi i kalon 8 vite në burg. Ai dëshiron një mundësi të dytë, ëndërron një fillim të ri, duke e lënë dhunën dhe krimet, një herë e përgjithmonë. Ai synon ta fitojë përsëri dashurinë e dy të bijave të tij, t’i ndërtojë përsëri marrëdhëniet me bashkëshorten e tij dhe më në fund të bëjë diçka të mirë për vetën. Një mundësi e papritur i paraqitet kur e zgjedhin si President të Asociacionit Social të lagjes së tij, një zonë pothuajse e harruar në periferi të Romës. Ai përqendrohet shumë në detyrën e tij të re: e organizon një kuzhinë të supës dhe u gjen punë njerëzve që janë dënuar për shkelje të ligjit duke e transformuar një tokë të braktisur në një fushë me domate të mbjellura. Por kur ke qenë kriminel për një kohë të gjatë, e ke përhapë aq shumë mjerim e pikëllim, është jashtëzakonisht vështirë t’i infektosh njerëzit përreth me lumturi dhe të mira.
I Was a Dreamer - Michelle Vannucci / 97 min / Itali 2016
“ WAJIB”
Abu Shadi është gjashtëdhjetë e pak vjeç, baba i divorcuar dhe mësues i cili jeton në Nazaret. Pas martesës së vajzës së tij, pas një muaji ai do të mbetet vetëm. Shadi, i biri i tij arkitekt, mbërrin nga Roma pas disa viteve për ta ndihmuar babain e tij për të dërguar ftesa personalisht tek secili i ftuar, sipas zakoneve të Palestinës. Ndonëse të distancuar nga njëri tjetri, duke kaluar një ditë së bashku shfaqen detajet e marrëdhënieve të tensionuara të tyre. Dy persona që kanë jetë të brishta dhe shumë të ndryshme ballafaqohen me njëri tjetrin.
Wajib - Annemarie Jacir / 96 min / Palestinë, Francë, Gjermani, Kolumbi, Norvegji, Katar, 2017
“WHEN THE TREES FALL”
Tregimi i rebeles së vogël pesë vjeçare Vitka, kusherirës së saj adoleshente Larysa dhe të dashurit të kësaj të fundit, krimineli i ri Scar, shpaloset në një mjedis provincial në Ukrainë. Larysa e gjen vetën në një situatë të vështirë pas vdekjes së babait të saj. Ajo ka një dëshirë të zjarrtë për të qenë e zonja e vetës, por komuniteti i fshatit e stigmatizon atë për shkak se ajo e dashuron Scar-in. Larysa zbulon që në të kaluarën gjyshja e saj kishte sakrifikuar dashurinë e saj për një cigan të ri, duke e braktisur atë për shkak të vlerave tradicionale dhe opinionet e njerëzve të tjerë. Nëna e Larysës është shumë e dobët psikologjikisht për ta mbështetur vajzën e saj. Larysa dhe Scar planifikojnë të arratisen nga një jetë e krimit e mjerimit, dhe nga të afërmit e tyre. Por a janë të gatshëm ta paguajnë çmimin e plotë për liri?
When The Trees Fall / MarysiaNikitiuk / 1h 28 min / Ukrainë 2018
"APOSTASY"
Si dëshmitare të devotshme të Jehovait, motrat Alex dhe Luisa dhe nëna e tyre Ivanna, janë të bashkuara nga E Vërteta. Alex e admiron vetëbesimin e motrës së madhe, përderisa përpjeket t’i ndjekë hapat e Ivannës si “Dëshmitare e Mirë”. Por, kur Luisa fillon t’i vëjë në dyshim këshillat e të Moshuarve, ajo bën një shkelje që ja ndryshon jetën, sepse rrezikohet të përjashtohet nga kongregacioni. Nëse Ivanna dhe Alex nuk arrijnë ta bindin të kthehet, ato do të detyrohen ta përjashtojnë Luisën dhe të mos flasin më kurrë me të. Kjo sfidë bëhet edhe më e dhimbshme kur familja e tyre përballet me një tjetër test shpirtcoptues të besimit.
Daniel Kokotajlo, dikur Dëshmitar i Jehovait, e shkroi filmin Apostasy dhe bëri regjinë e tij. Është filmi i tij debutues, i jashtëzakonshëm dhe autentik. Ofron një perspektivë të rrallë për natyrën e besimit, familjes, detyrës dhe dashurisë.
Apostasy / Daniel Kokotajlo / 1h 35 min / Angli, Dramë 2018