Prishtina International Film Festival këtë vit do të ketë edicionin e 10-të të festivalit, i cili do të mbahet në muajin korrik në datat 17-22.
Ekipi kreative i PriFest i përbërë nga project.graphics dhe B2 - PR & Media Solutions si çdo vit edhe këtë vit kanë punuar që të krijojnë një identitet vizual të festivalit që do të prezentojë festivalin për këtë vit jubilar.
"PriFest i kushton shumë rëndësi identitetit vizual të vet, aq më shumë kur për çdo vit jemi vlerësuar në konkurse ndërkombëtare dhe dizajnet e posterëve dhe katalogjeve tona kanë fituar në gara të ndryshme. Andaj mburremi që kemi një
ekip shumë kreativ që e prezenton festivalin në pamjen e vet më të mirë" - u shpreh Vjosa Berisha, udhëheqëse e PriFest.
Në edicionin e 10-të të festivalit, PriFest do të sjell një javë plot aktivitete, filma, mysafirë e ekspertë të fushave të ndryshme, workshope dhe debate, si dhe risi të tjera në fushën e industrisë së filmit.
Çdo vit, PriFest përkujdeset që të sjellë një program të pasur dhe inovativ, si dhe një frymë festive në kryeqytet, duke sjell shumë premiera filmash në programet e veta filmike garuese dhe jo-garuese që kënaqin publikun e të gjitha moshave.
Gjatë javëve në vijim e deri në javën e hapjes së PriFest do të shpalosen të gjitha programet e festivalit, promot e filmave dhe informatat e nevojshme rreth festivalit. Për të qenë të informuar dhe nëse dëshironi ta ndiqni këtë ngjarje të rëndësishme kulturore, vizitoni rrjetet tona sociale dhe uebfaqen tonë rregullisht që të merrni lajmet e fundit.
Miqësi. Përgjithmonë. PriFest
#rringat