Jemi të lumtur të prezantojmë seleksionin e programit kryesor garues - filmat e metrazhit të gjatë Ballkanik. 5 filma te mrekullueshëm nga rajoni, që të gjithë premiera në Kosovë.
TOKA BRENDA MEJE - nga Fisnik Maxville/ Zvicër, Kosovë/ Premierë Kosovare (118 min)
Pas shume vitesh ne mërgim, Remo, jetim, kthehet në fshatin e tij të fëmijërisë në Ballkan. Ai duhet të ndihmojë kushëriren e tij te adoptuar, Una, me zhvarrosjen e një varri masiv që përmban shumicën e anëtarëve të familjes së tyre të varrosur atje gjatë luftës. Por trupat zbulojnë sekrete familjare që do t'i bëjnë Remon dhe Unen të vënë në dyshim të kaluarën dhe të ardhmen e tyre. Një film mbi mundësinë e së vërtetës në një vend që di vetëm mbijetesën.
SIRIN - nga Senad Sahmanovic/ Mali i Zi, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Herzegovinë/ Premierë Kosovare (90 min)
Ngjarja ndjek Natalinë, e cila u largua nga ish-Jugosllavia menjëherë pas fillimit të luftërave të viteve te 90-ta. Ashtu si shumë njerëz të tjerë nga kjo zonë, ajo emigroi jashtë vendit në kërkim të një jete më të mirë dhe një të ardhmeje më të sigurt. Pas disa vitesh të kaluara jashtë vendit, ajo dëshiron të përshtatet plotësisht me jetën në një mjedis të ri, me dëshiren qe të ndryshojë identitetin e saj dhe të fshijë origjinën e saj. Një rast i pazakontë ligjor në lidhje me trashëgiminë e një gruaje të moshuar të pasur që nuk kishte familje do ta kthejë atë në vendin e saj të origjinës, në Mal tëZi.
BLAGA’S LESSONS - nga Stephan Komandarev/ Bullgari, Gjermani/ Premierë Kosovare (90 min).
Një mësuese e pensionuar e cila ka mbetur e vejë së fundmi bie pre e një mashtrimi telefonik, duke i humbur kështu kursimet e jetës dhe duke mbetur pa para për varrin e bashkëshortit të saj të ndjerë. Jeta e saj përmbyset kur e kupton se nuk ka asnjë mënyrë për t’i kthyer paratë e saj, deri sa merr një ofertë joshëse por të dyshimtë për punë. Gjithcka ndryshon kur ajo i merr gjërat në duart e saj dhe paratë fillojnë të qarkullojne, këtë herë duke shfaqur atributin e saj më të çmuar: Vlerat e saj, pasi ajo transformohet ngadalë në mashtruese. Në këtë dramë/thriller, Stephan Komandarev ("Drejtimet" Un Certain Regard 2017) rrëfen hap pas hapi udhëtimin e një gruaje që vërtitet në ciklin vicioz të realitetit të jetës jashtë rehatisë së saj.
ESCORT – nga Lukas Nola/ Kroaci, Maqedoni e Veriut, Kosovë/ Premierë Kosovare (120 min).
Në një udhëtim pune, Miro kalon natën me një eskortë për herë të parë në jetën e tij pasi dikush ia çon në dhomë të hotelit. Pasi bëjnë seks, ai e gjen vajzën të vdekur në tualet. Miro, një burrë i suksesshëm dhe i lumtur, i martuar dhe baba i dy fëmijëve, mbulon aksidentin fatkeq me ndihmën e dy punonjësve të hotelit. Megjithatë, së shpejti ato fillojnë t'i kërkojnë t’ua kthejë të mirën. Në fillim janë gjëra të vogla, por shpejt kërkesat e tyre dalin jashtë kontrollit. Dy bashkëpunëtorët në "krimin" e tij luajnë papritur një rol të madh në jetën e tij që nuk do të jetë kurrë e njejtë.
NJË FILXHAN KAFE DHE KËPUCË TË REJA VESHUR – nga Gentian Koçi/ Shqipëri, Portugali, Greqi, Kosovë/ Premierë Kosovare (99 min).
Dy vëllezër në të tridhjetat me probleme dëgjimi , binjakë identikë dhe të pandashëm, zbulojnë se për shkak të një sëmundjeje gjenetike do të verbohen gradualisht, por në mënyrë të pakthyeshme. Ata luftojnë plot emocione për t'i dhënë kushteve të tyre ekzistenciale të patolerueshme një kthesë tjetër.
Mirë se vini në edicionin e 15-të të PriFest, nga 12-17 shtator në Kino Armata.
#prifest #forher #vjosaforever