PriFest prezanton dy programe të reja: Programi i filmave Studentorë dhe Eksperimental

29.06.2018

Përveç programeve tradicionale filmike të PriFest-it, edicioni i dhjetë i festivalit sjell edhe dy programe të reja.

Programi garues i filmave studentorë dhe programi i filmave eksperimental janë dy programe të reja të cilat do ta pasurojnë edhe më tepër festivalin dhe japin mundësi të reja për dashamirët e filmit, dhe jo vetëm. Derisa me Programin Garues të filmave Studentorë do të mbulohet një zbrazëti në prezentimin dhe garën e filmave studentorë si pasojë e ndërprerjes së festivalit studentor “Skena UP”, me Programin e filmave Eksperimental shtohet edhe një program interesant jo vetëm për filmbërësit dhe filmofilët, por edhe për artistët vizuel dhe ata që parapëlqejnë këto arte.

Programi i filmave Eksperimental vjen në PriFest me gjithsej 4 filma: 2 premiera botërore, 1 premierë regjionale, dhe 1 evropiane.

Ndërsa në listën prej 7 filmave në Programin Garues të filmave të Studentëve, që vijnë nga Polonia, Bosnia, Izraeli, Turqia dhe Kosova, mund të gjeni 1 premierë botërore, 1 premierë ndërkombëtare, 1 regjionale, 1 evropiane dhe 3 premiera kosovare. Premierën e tij botërore do ta ketë filmi “Dielli” nga Mjellma Istrefi, studente e Filmit dhe Mediave Dixhitale në Universitetin Amerikan në Romë.

Lista e plotë e Programit të filmave Studentorë:

1. This must be the ritual (Poloni), Premierë Evropiane
2. Reenactment (Bosnje dhe Hercegovinë), Premierë Ndërkombëtare
3. Big sister (Izrael), Premierë Kosovare
4. Pulse (Izrael), Premierë Kosovare
5. Mustacheland (Turqi), Premierë Regjionale
6. The wheel (Kosovë), Premierë Kosovare
7. Dielli (Itali, Kosovë), Premierë Botërore.

Përveç filmave garues, në seksionin e filmave studentorë do të shfaqet edhe një program prezantues. Fjala është për shkollën prestigjioze të filmit “Jerusalem Sam Spiegel Film School” që do të prezentojnë retrospektivën e regjisoreve femra, një listë filmash të studentëve të kësaj shkolle me tematikën ‘Femra e fortë’.

Lista e plotë e filmave të Programit Eksperimental:

1. In between takes (Rusi), Premierë Regjionale
2. One and many (Kamboxhia, Britani e Madhe), Premierë Evropiane
3. As your witness (Portugali), Premierë Botërore
4. Galinhas no porto (Brazil), Premierë Botërore

Edicioni i 10-të PriFest mbahet në datat 17-22 korrik 2018, në Prishtinë.

                               Student’s Program:

“THIS MUST BE THE RITUAL”

This must be the ritual - Robin Lipo

Xavery (28) është në arratisje e sipër kur takon Baltazar (50) dhe Rebeka (26). Ata ndalen në një pyll, ku fillojnë një ritual të pastër të këndimit për ta lejuar vetën të përballen me frikat më të mëdha të tyre. Xavery hyn në botën magjike të imagjinatës së tij, ku përpiqet të merret me çështjen e të fejuarës dhe fëmiut të tij, prej të cilëve është duke ikur.

This must be the ritual - Robin Lipo / 14 min / Poloni 2016

“REENACTMENT”

Reenactment - Jerónimo Atehortúa Arteaga

Një aktore po përgatit një performancë teatrale të Vertigos së Hitchock. Një teknik i dritave që punon në atë teatër fiksohet pas aktores sepse ajo gjoja i kujton gruan e tij të vdekur.

Reenactment - Jerónimo Atehortúa Arteaga / 25 min / Bosnje dhe Hercegovinë, Kolumbi 2018

“BIG SISTER”

Big Sister - Michal Gassner

Gili ka një agjendë të pastër dhe të dhunshme ndaj meshkujve që bëjnë krime seksuale. Kur zbulon se vellau i saj i vogël është suspenduar nga shkolla për një shkelje të ngjashme, ajo e ka të veshtirë t’i kuptojë kufijtë e fuqisë së saj për të rregulluar botën.

Big Sister - Michal Gassner / 13 min / Izrael 2017

“PULSE”

Pulse - Eyal Tzadik

Dani dhe Anastasia, një çift i ri i emigrantëve nga Rusia, hyjnë pa leje në një konvikt gjatë natës për ta vizituar vëllain e vogël të Danit, Sasha. Anastasia është shtatzënë dhe Dani dëshiron ta mbajë fëmijën. Në këtë vizitë, Dani synon të ja dëshmojë besueshmërinë e tij si një burrë dhe një baba i ardhshëm.

Pulse - Eyal Tzadik / 13 min / Izrael 2017

“MUSTACHELAND”

Mustacheland - Ercan Küçük, Esen Tan, Balen Zangana, Oya Aytimur Duman, Emre Güvenç, Fatih Yaşın, Doğacan Güneş Perkün, Ayşe Yörükoğlu, Tilbe Cana İnan, Emre Çücük

Në Biyikland, njerëzit janë nën presion. Është e ndaluar të dalësh jashtë pa mustaqe, e nga kjo ndalesë preken edhe gratë. Özgür është kundër sistemit por përpiqet ta fshehë rrebelimin gjatë orarit të punës. Një natë, ajo ndiqet nga policia pasi vizaton një grafiti në një mur dhe gjatë arratisjes ajo i humb mustaqet. Tash, ajo duhet të gjejë mustaqe tjera për të mbijetuar në Biyikland.

Mustacheland - Ercan Küçük, Esen Tan, Balen Zangana, Oya Aytimur Duman, Emre Güvenç, Fatih Yaşın, Doğacan Güneş Perkün, Ayşe Yörükoğlu, Tilbe Cana İnan, Emre Çücük / 8 min / Turqi 2017

“THE WHEEL”

Vështirësit e një çifti të moshuar për të gjetur zgjidhje për ta paguar qiranë e dyqanit të tyre.

The Wheel - Doki Qerimi / 8 min / Kosovë 2018

“DIELLI”

Dielli - Mjellma Istrefi

Profesori i tregon studentëve të tij për mitin, dielli djegë gjithçka që prek, megjithatë qyteti jonë është i mbuluar nga retë, pra qytetarët ende jetojnë. Një studente është mjaft e guximshme, ja shpjegon profesorit se kjo teori nuk është e vërtetë, pasi që ajo ka parë diellin dhe është prekur nga rrezet e saj. Profesori vendosë t’i bashkohet për të dëshmuar se bota e ka gabim.

Dielli - Mjellma Istrefi / 12 min / Kosovë, Itali 2018

                                 Experimental Program:

“IN BETWEEN TAKES”

In Between Takes - Alexei Dmitriev

Jepi njeriut peshk, dhe do ta ushqesh për një ditë. Jepi njeriut kamerë, dhe do ta kesh një film pas njëzet vitesh.

In Between Takes - Alexei Dmitriev / 17 min / Rusi 2017

“ONE AND MANY”

One and Many - Jonas Bak

Një mizë është bllokuar pas një dritares. Një burrë jeton në një qytet të ri. Botët e njerëzve janë të ngjeshura afër njëra tjetrës, por ata janë tepër larg njëri tjetrit. Mizat tërheqen nga dritat rrugore. Të vetmuara dhe të bashkuara. Një dhe disa.

One and Many - Jonas Bak / 19 min / Kamboxhia, Angli 2017

“AS YOUR WITNESS”

AS YOUR WITNESS - João Pupo

Ivo Moura është një burrë me një qëllim, por natyra e devijon nga rruga e tij.

AS YOUR WITNESS - João Pupo / 18 min / Portugali 2018

“GALINHAS NO PORTO - CHICKEN’S IN THE PORT”

Galinhas no Porto - Caio Zatti, Luís Henrique Leal

B. është hulumtues. Ai largohet për një udhëtim në kërkim të fatit. Ai e gjenë errësirën. Si t'i prekim historitë e pashkruara të atyre që erdhën para nesh?

Galinhas no Porto - Caio Zatti, Luís Henrique Leal / 20 min / Brazil 2018

Edicioni i 10-të PriFest mbahet në datat 17-22 korrik 2018, në Prishtinë. Rezervoni javën tuaj dhe mos humbni rastin të shihni filmat më të spikatur të dy viteve të fundit, të cilat do sjellin freski në ditët e ngrohta të korrikut në zemrën e qytetit.