PriFest në kuadër të Youth Artivists for Change hap thirrjen për pjesëmarrje në trajnime për filmbërës dhe ndan çmim për post-produksion

13.06.2019

Festivali Ndërkombëtar i Filmit - PriFest këtë vit është pjesë e projektit Youth Artivists for Change, projekt ky regjional I përkrahur nga Qeveria Holandeze.  PriFest merr pjesë në këtë projekt në kuadër të programit të vet të filmit Let It Be që është krijuar tanimë 5 vite në festival dhe ka për qëllim përkrahjen e komunitetit LGBTIQ, rritjen e tolerancës, informimin e publikut përmes filmit me qëllim promovimin e të drejtave të njeriut, barazinë gjinore dhe të drejtat e komunitetit LGBTIQ.

Këtë vit PriFest, përveç shfaqjes së filmave me temë LGBTI, do të ofrojë edhe një seri aktivitetesh tjera. Njëri nga aktivitetet është trajnimi për filmbërësit në zhvillimin e ideve të tyre filmike si dhe avancimi i njohurive të tyre rreth filmbërjes dhe artit visual.

Përmes trajnimeve të ndryshme nga ekspertë të shumtë të kinematografisë ndërkombëtarë dhe vendore, filmbërësit e rijnë do të inkurajohen për t`u avancuar më shumë në sferën e kinematografisë.

Gjatë gjithë trajnimit, pjesëmarrësit do të mësojnë gjithçka rreth filmbërjes, duke filluar nga njoftimi me projektin Youth Artivists for Change, mundësitë e financimit brenda projektit për të realizuar filmat e tyre, editimin e filmit, shkrimin e skenarit etj.

Me marrjen e njohurive gjatë trajnimeve dhe ushtrimeve, pjesëmarrësit do të realizojnë idetë e tyre në një film.

Ky trajnimi do të organizohet gjatë kohës së festivalit PriFest nga data 17 deri më 20 korrik, dhe ka për qëllim promovimin e të drejtave të njeriut, barazinë gjinore dhe të drejtat e komunitetit LGBTIQ.

Për të marrë pjesë në trajnim plotësoni aplikacionin në linkun: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdMGZB--MuN5Xc5tSrimuKf0KcaU-volKht3iUdpQyDSwzOpg/viewform?vc=0&c=0&w=1.

Nuk është e domosdoshme të jeni filmbërës për të qene pjesë e trajnimit.

PriFest poashtu në kuadër të Youth Artivists for Change do të ndaj një çmim prej 1,500 € për shërbimet e post-produksionit për filma dokumentar (Documentary Postproduction Award) me tematikë promovimin e të drejtave të njeriut, barazinë gjinore dhe të drejtat e komunitetit LGBTIQ të cilët janë në fazën e postproduksionit.

Nëse jeni në process të përfundimit të filmit tuaj që trajton një nga këto tema, atëherë klikoni në linkun: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfGtRr9m-sochmYcqBnjsApKh3I5OjlhXQs03ao6dead8goCg/viewform?vc=0&c=0&w=1 dhe aplikoni për të fituar këtë çmim.

Kjo garë është e hapur për filmbërësit Kosovarë. Çmimi do të ndahet në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në PriFest.

Për më shumë informata lidhur me trajnimin apo garën na kontaktoni në emailin [email protected] apo në rrjetet sociale të PriFest.

Partnerë implementues nga Kosova në projektin Youth Artivists for Change janë PriFest, CEL dhe Youth Initiative for Human Rights (YIHR), kurse projekti udhëhiqet nga organizata Holandeze Stitching Art.1