Njihuni me moderatorët e këtij edicioni!

16.08.2021

Jemi të lumtur të shpalosim emrat e moderatorëve të ceremonive të hapjes dhe mbylljes së edicionit 13 të PriFest. Që nga edicioni i parë, ishin aktoret dhe aktorët që ishin nikoqirë të ceremonive të hapjes së festivalit dhe ndarjes së çmimeve. Këtë vit poashtu. Andaj, jemi shumë të lumtur që me ne sivjet do të jenë dy aktorë kosovarë: Rinè Krasniqi and Valmir Krasniqi. Edhe pse ndajnë të njejtin mbiemër, nuk kanë lidhje familjare, por ndajnë pasionin e njejtë për aktrimin, talentin dhe dashurinë për filmin. Ne në PriFest jemi krenarë që i kemi në programin tonë për promovimin ndërkombëtarë të aktorëve të rinj: Kosova Rising Stars. Mirëupafshim në hapjen e festivalit, me 24 gusht. Mirë se vini në edicionin e 13-të të PriFest, nga 24-29 gusht 2021.