Më shumë mundësi në Prishtina Film FORUM, platforma regjionale e zhvillimit të industrisë e Prishtina International Film Festival!

08.06.2018

Më shumë mundësi për projektet filmike që do aplikojnë për Best Pitch Competition në Prishtina International Film Festival.

Një numër i punëtorive për projektet filmike nga regjioni dhe mundesi të takoni kompanitë e Distribuimit dhe Shitjes se filmave në Prishtina Rendezvous këtë vit në Korrik!

Përveç që do të ftojë emra të shquar nga bota e kinemasë dhe profesionistë të industrisë filmike, PriFest do të ofrojë një numër të mundësive unike për të gjithë filmbërësit nga regjioni, mundësi kjo që vjen përmes PriFORUM – Prishtina Film FORUM, platformës regjionale të festivalit për eventet e industrisë filmike.

Gjatë 5 ditëve, nga 19-22 Korrik, filmbërësit profesionistë nga rajoni (Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Serbia, Bosnia, Bullgaria, Turqia dhe Kroacia) do të kenë mundësi jo vetëm për të fituar Çmimet e ofruara në Best Pitch Competition, por gjithashtu për të fituar eksperiencë dhe njohuri përmes punëtorive dhe stërvitjeve për zhvillim të skriptës, financa dhe ko-produksion, si dhe për strategjitë e festivalit në lidhje me projektet filmike që janë në fazat fillesater të zhvillimit. Për më tepër, e gjithë kjo do të jetë pa pagesë për filmbërësit.

Projektet e përzgjedhura do përfitojnë nga një punëtori 2-ditore për Zhvillim të Skriptës (Script Development), kryesuar nga ekspertja e famshme Clare Downs nga EAVE- European Audio-visual Enterprenours.

Të gjitha projektet e selektuara për prezentim në Best Pitch gjithashtu do të përfitojnë nga trajnimet kokë-më-kokë për financa dhe strategji të ko-produksionit me një tjetër eksperte të fushës, Linda Beath.

Sërish këtë vit, PriFest dhe PriFORUM do të bashkëpunojnë me EAVE European Audio-visual Enterprenours, rrjet prestigjioz i producentëve filmik nga Europa.

Best Pitch Competition, tanimë traditë e këtij festivali, këtë vit sjell edhe disa çmime të reja pë projektet fituese:

  •  · Çmimi për Audio-post produksion në vlerën prej 7.000 euro në shërbime, dhënë nga kompania:  Audio House, Maqedoni
  •  · Gradim të ngjyrave në vlerën prej 10,000 euro në shërbime, dhënë nga kompania: My Country Production, Kosova
  •  · Çmimi monetar tradicional për Best Pitch në vlerën prej 1.000 euro, dhënë nga PriFest

Një tjetër aktivitet i PriFORUM-it që është duke tërhequr vëmendje ndërkombëtare është Prishtina Rendezvous program ky i cili u ofron mundësi filmbërësve nga rajoni që të kenë takime kokë-më-kokë me kompanitë internacionale të Distribuimit dhe Shitjes së filmave. Pjesëmarrja në Prishtina Rendezvous është gjithashtu e hapur për projektet nga rajoni që kanë aplikuar, por nuk janë përzgjedhur për konkursin Best Pitch.

Prezentimi i Hayet Benkara, eksperte e strategjisë së festivaleve, dhe Maud Mason, përfaqësuese e Marche du Film, Karlovy Vary etj, do të jetë gjithashtu një prej pikave kryesore të agjendës interesante të PriFORUM. Ky program do të ofrojë mundësi unike për filmbërësit nga rajoni, duke i mundësuar ata ta zgjerojnë rrjetin dhe njohuritë profesionale.

Afati i fundit per aplim në Best Pitch është zgjatur

Kjo mundësi vjen në Kosovë duke iu falenderuar bashkëpunimit të Prishtina International Festival me EAVE-European Audio-visual Enterpreneurs. Është falas dhe nuk mund ta humbisni, prandaj dorëzoni projektet e juaja sa më shpejtë që të jetë e mundur për konkursin Best Pitch sepse aplikimet do të mbyllen shumë shpejtë, ndërsa afati per aplikim është shtyer deri më 10 Qershor. Për të aplikuar, klikoni këtu: https://prifest.net/best-pitch/

Kush janë ekspertët?

Si cdo vit tjetër, platforma regjionale për zhvillim te industrisë filmike PriFORUM sjell në Kosovë sërish një numër ekspertësh të profilit të lartë të industrisë filmike, në partneritet me EAVE - organizata më e madhe e trajnimit profesional dhe zhvillimit të projekteve dhe rrjeteve për producentët audiovizual në Europë.

CLARE DOWNS

Clare Downs, është një konsulente e skriptës, skenariste, dhe ligjëruese në National Film and Television School (UK) dhe në departamentin e MA Screenwriting në De Montfort University. Ajo është producentja e The Dress (BAFTA) dhe High Season (San Sebastian,skenari më i mirë). Clare Downs është anëtare themeluese e ekipit analizues të skenarit në EAVE, që u themelua në vitin 1989. Gjithashtu është drejtoreshë e studimeve në programin e trajnimit të prodhuesve në Afrikën e Jugut, AVEA, si dhe eksperte e skriptës per South Caucasian Film Project (IFSCA), dhe anëtare e International Jerusalem Film Lab. Downs ka një eksperiencë të gjerë internacionale për konsultime dhe trajnime të skriptës. 

LINDA BEATH

Linda së parimisht fokusohet në rritjen e fondeve për zhvillim dhe produksion. Ajo punoi me producentë të filmave artistik, dokumentarë artistik, animacione të gjata dhe drama të kualitetit të lartë për televizion si Producente Ekzekutive. Ajo organizon dhe mbledh fonde për produksione nëpërmjet bashkëpunimeve internacionale, duke tërhequr transmetuesë, distributorë dhe agjentë të shitjeve, fonde vendore dhe regjionale etj. Ajo merret edhe me marketing dhe kampanja promocionale, duke shfrytëzuar përvojën e saj të punës si distributore në Kanadë dhe Amerikë. Duke punuar ekskluzivisht në industrinë e shfaqjeve, kompania e saj ofron konsultime për kompanitë e produksionit në lidhje me planet e biznesit dhe menaxhimin, poashtu edhe për organizata qeveritare në lidhje me mbështetje të mekanizmave dhe politika. Ajo vazhdimisht punon në plane strategjike për kompanitë e produksioneve evropiane, për t’i përmirësuar pozitat e tyre në tregun ndërkombëtar. Bashkë me ekspertët e tjerë të kësaj industrie, ajo është kontribuese aktive në diskutime dhe zhvillime të modeleve të reja të biznesit. Ajo i trajnon producentët për financim, bashkëproduksione dhe burime të reja të të hyrave në industri, nëpërmjet EAVE, MAIA, Euromed Audiovisual Programmes dhe media tjera.

Planifikoje pjesëmarrjen tënde eventin më të madh dhe më të rëndësishëm të industrisë filmike në Kosovë dhe mos e humb mundësinë për tu angazhuar në aktivitetet e PriFORUM-it! Për më shumë detaje ndiqni uebfaqen tonë dhe llogaritë tona në rrjete sociale.