Hapet PriFest Shopi, shumë maica e çanta në shitje

17.07.2017

Në hapësirën para Teatrit Kombëtar, PriFest-i e ka hapur dyqanin zyrtar, ku maica dhe çanta me 21 dizajne të ndryshme me thënie nga filma të njohur të kinemasë botërore kanë filluar të shiten.

Çmimi për një maicë është 8.5 euro, ndërsa për një çantë është 9.5 euro. Nëse e bleni më tepër se 1 maicë apo 1 çantë, PriFest ofron zbritje.

Për t'i parë dizajnet që PriFest-i ofron dhe ofertat e ndryshme të zbritjeve, shikojeni albumin tonë të fotografive në Facebook.