‘Green Film Projects’, sot në kinemanë ABC

18.07.2017

Me fillim nga ora 16:00, sot në kinemanë ABC u shfaqen filmat garues të 'Green Film Project'.
Ky ishte një projekt i mbështetur nga 'Bechtel Enka', ndërsa qëllimi i tij ishte ngritja e vetëdijës në lidhje me mbrojtjen e ambientit.
Të gjithë ata që aplikuan për këtë garë duhej të krijonin një film të shkurtër (15 sekonda deri në 3 minuta) në lidhje me ambientin. Filmat që u shfaqën sot si pjesë e këtij projekti ishin:
1. Tereza Jakaj - (nuk i dihet titulli)
2. Artina Haliti - “Like in picture”
3. Rinor Feka -  “Plani”
4. Veton Rexhaj -  “Pastertia”
5. Kreshnik Feka - “Lumi”
6. Dafina Berisha - “The life of a tree”
7. Enis Presheva III - “Deshmitar I mrekullive”
8. Veton Kastrati - “Green is being”
9. Kushtrim Asllani - “The garbage”
10. Arian Bytyci -  “Let us breathe”
Fituesi për projektin më të mirë do të shpallet në ceremoninë mbyllëse të festivalit, derisa shpërblim për fituesin është një aparat profesional nga 'Bechtel Enka'.