Film Entry

Festivali më i madh i filmit në Kosovë, PriFest, ofron mundësi të shumta për paraqitje të filmit tuaj, derisa për çdo vit sjell risi brenda programeve të veta.

FilmEntry është mundësi unike që ta prezantoni filmin tuaj para një audience në zemër të Ballkanit, në një festival që vit pas viti po rritet, duke mbledhur rreth vetes gjithnjë më shumë audiencë, më shumë partnerë (organizata e kompani rajonale e ndërkombëtare të industrisë së filmit), dhe më shumë përkrahës. PriFest ofron një agjendë të ngjarjeve që kanë për qëllim përkrahjen industrisë së filmit në një formë apo tjetër.

PriFest ju mundëson që të dërgoni filmin tuaj në programe garuese dhe jo-garuese.

Programet garuese janë:
Programi Evropian
Programi Ballkanik (Mjaltë e gjak),
Programi i filmave të metrazhit të mesëm (25-60 minuta)
Programi PriDocs (filma dokumentar)

Programet jo-garuese janë:
Kategoria speciale – Special Screenings
Kategoria LetItBe - filma artistik me tema për komunitetin LGBTI
In Albanian