Në shenjë mbështetjeje dhe solidariteti, PriFest - Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Prishtinë do të jetë nikoqir i OIFF - Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Odesa (Ukrainë). Pra, sivjet do të mbahet një edicion të përbashkët, i 14-i i PriFest-it dhe edicioni i 13-të i OIFF-së, në Prishtinë, Kosovë,
Me moton “Odesa IFF përtej kufijve: Odesa në PriFest”, Prishtina International Film Festival do të mundesojë hapësirën që OIFF të mbajë një pjesë të programit në Prishtinë, gjatë kohës së edicionit të sivjem të PriFest.
Dy festivalet gjithmonë janë përputhur me terminet në fund të korrikut, si dhe shpesh kanë ndarë mysafirët ndërkombëtarë që kanë udhëtuar nga njëri festival në tjetrin. Edhe këtë vit ishte paraparë ashtu, por fatkeqësisht për shkak të luftës në Ukrainë, festivali i Odesës u anulua.
Menaxhmenti i PriFest kontaktoi menaxhmentin e OIFF dhe u pajtuan që Odesa IFF të akomodohet në Prishtinë me disa nga programet dhe mysafirët.
“Jemi vërtetë të brengosur dhe të mërzitur duke parë se cfarë po ndodh me luftën në Ukrainë. Ne në Kosovë kemi përjetuar luftën 20 vjet më parë dhe bashkëndjejmë me Ukrainën dhe popullin e saj. Kultura dhe arti poashtu vuajnë në situate të tilla, dhe duke parë njerëzit e Ukrainës që aq trimërisht rrezistojnë dhe luftojnë, ne ndjemë nevojën të bëjme dicka për kolegët tanë Ukrainas. Kështu kontaktuam me miqtë nga Odesa International Film Festival dhe ua spjeguam idenë tonë. Andaj jemi krenarë të shpallim lajmin se do të kemi në PriFest një program special të filmave nga kineastët e rinjë Ukrainas nga programi i Odesa IFF. Gjithashtu, 10 projekte filmike ukrainase do të mbarrin pjesë në PriForum, në sesionin garues të Best Pitch, si dhe të takojnë producentë, selektorë festivalesh dhe distributorë në Prishtina Randezvous. Ne mëtojmë të mundësojmë që filmbërësit ukrainas dhe menaxhmenti i Odesa IFF të vijnë në Prishtinë. Shpresoj që gjithcka të jetë ok deri atëherë dhe ata të kenë mundësi të vijnë”- tha Vjosa Berisha, drejtore e PriFest.
“Invazioni cinik rus në Ukrainë ka pasur impakt të drejtpërdrejt në secilin Ukrainas dhe në gjitha degët e industrisë që zhvillojnë vendin tonë. Ne kemi qenë në pamundësi të mbajmë edicionin e 13-të të Odesa International Film Festival në formatin që mysafirët dhe shikuesit tanë e duan aq shumë. Por, jemi shumë mirënjohës kolegëve tanë nga Kosova – nga Prishtina International Film Festival – për mundësinë që të mbajmë edicionin e OIFF përtej kufijve: në PriFest, dhe të shfaqim projektet filmike Ukrainase për publikun e huaj. Në vitet e fundit, kinematografia Ukrainase ka pasur ngritje konstante, u fuqizua, dhe arriti të ketë tifozë në gjithë botën. Ne nuk mund të ndalemi tani, dhe duhet t’I tregojmë botës historinë e kulturës Ukrainase. Jam i sigurt se projekte shumë interesante, origjinale dhe unike për Ukrainën dhe kulturën e saj specifike do të shfaqen në Best Pitch në PriForum” tha Anna Machukh, drejtore gjenerale e OIFF.
Komuna e Prishtinës është mbështetëse e kësaj iniciative, dhe Kryetari i Prishtinës Përparim Rama me këtë rast tha: “Është mundësi e jashtëzakonshme, marrë parasysh luftën në Ukrainë, që këtë vit Odesa të mbajë edicionin e saj të sivjemë këtu në Prishtinë, në partneritet dhe bashkëorganizim me PriFest-in, më të suksesshmin festival të filmit që ka kryeqyteti ynë. Kryeqyteti do ta mbështesë maksimalisht këtë hap të mrekullueshëm bashkëpunimi mes dy festivaleve. Kjo është një mundësi shtesë për të shfaqur solidarizimin me luftën e Ukrainës për të drejtën më themelore të saj – lirinë”.
PriFest është në pregaditje për të pritur mysafirët nga Ukraina në Prishtinë që të prezentojnë filmat e tyre, si dhe të marrin pjesë në programet e ndryshme të PriFest me projektet filmike Ukrainase në zhvillim.
Edicioni i 14-të i PriFest mbahet nga 26-31 korrik.
PriFest. Miqësi. Përgjithmonë. - Slava Ukraini.
Për më shumë informata na kontaktoni në [email protected]