EDICIONI I 16-TË I PRIFEST 10-15 SHTATOR 2024

19.03.2024
Gjashtëmbëdhjetëshi i ëmbël i PriFest-it po afrohet shpejt dhe mezi po presim ta festojmë së bashku me ju. Nga 10 deri me 15 shtator, filmi do të jetë në fokus në qytetin e Prishtinës.
Të bëhemi bashkë në mbledhinë tonë të përvjetshme. Ta krijojmë së bashku edhe një javë të bukur të artit!
E meqë ra fjala, vepra e parë artistike e edicionit tonë të ardhshëm është e gatshme për t’u ndarë me ju. Ju prezantojmë imazhin e PriFest 16, krijuar nga @project.graphics.
Përcjellni rrjetet tona sociale për informata rreth ngjarjes kryesore të shtatorit, si dhe njoftime për ngjarjet tona anësore PriGlobal dhe PriDox, që do të mbahen më herët gjatë vitit.
#ForHer #VjosaForever #PriFest