Dita e parë e PriFORUM-it, edhe shumë aktivitete të tjera në vijim

17.07.2017
Ashtu siç ishte e planifikuar, PriFORUM-i, platforma zhvillimore e industrisë filmike, që është një nga pjesët integrale të PriFest-it, i filloi sot aktivitetet e veta.
Në mëngjesin e ditës së sotme, delegacioni turk bashkë me pjesëtarët e TRT-së (radio televionit turk) mbajtën një prezentim në lidhje me vazhdimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Turqisë në aspektin kulturor. I pranishëm ishte edhe Fatos Berisha, drejtori i PriFORUM-it, i cili në këtë aktivitet ishte në rolin e moderatorit.
Aktivitetet e PriFORUM-it vazhdojnë gjatë ditëve të ardhshme të festivalit, ndërsa për programin e plotë të PriFORUM-it, shikojeni albumin tonë të fotografive në Facebook.