Edicioni i 11 i festivalit PriFest vazhdon traditën e organizimit të një mundësie unike për projekte filmike që janë në fazën e para produksionit. Kjo mundësi, vjen në kuadër të PriFORUM-it, përmes “Best Pitch Competition”.
Një numër relativisht i madh i projekteve ambicioze filmike nga regjioni (Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Bulgaria, Mal i Zi, e Turqi,) kanë aplikuar me projektet e tyre filmike në këtë garë, ku do të kenë mundësi të garojnë për çmime të ndryshme.
Projektet e përzgjedhura për këtë vit janë:
-AISHA nga Maqedonia e Veriut, me regji dhe skenar te Hanis Bagashov dhe producent: Hanis Bagashov
-MIMInga Maqedonia e Veriut, me regji dhe skenar të Darjan Pejovski dhe producent Tomi Salkovski
-GULIZAR nga Turqia me Belkıs Bayrak si regjisore dhe skenariste dhe Oktem Başolsi skenarist dhe producent
-THE HERO IN ME nga Turqia me Sinan Sertel si regjisor dhe skenarist, Mustafa Çiftçi dhe Ümit Cihan Canpolat gjithashtu skenarist, dhe Turgay Şahin, Halil Kardaş si producent
-BASEMENT CALLING SKIES nga Bulgaria, me regji dhe skenar të Vilma Kartalska dhe Producent Javad Denashvar dhe Vilma Kartalska
-SEX CUT nga Shqipëria me Eno Milkanin si regjisor dhe skenarist e producent
-NE TË TREJA nga Shqipëria me regji dhe skenar të Suela Bako dhe producente Sabina Kodra
-VËLLAI IM nga Shqipëria / Francame Yulian Malaj si regjisor dhe skenarist dhe Harris Davas si producent
-UDHËTIMI I NJË ILEGALInga Kosovame Durim Kryeziun si regjisor dhe skenarist dhe Fatbardh Mustafa si producent
Të gjitha projektet e selektuara për prezentim në Best Pitch gjithashtu do të përfitojnë mundësinë e konsulencës profesionale lidhur me aspektin financiar dhe strategjinë e ko-produksionit me eksperten e njohur, mysafire e rregullt e PriFest, zonjën Linda Beath nga EAVE- European Audio-Visual Enterpreneurs.
Katër nga 8 projektet e përzgjedhura më lartë do të marrin pjesë në puntorinë 2-ditore për Zhvillim të Skenarit (Script Development workshop), kryesuar nga eksperti i zhvillimit të skenarit, Jacques Akchoti poashtu nga EAVE.
Përsëri këtë vit, PriFest dhe PriFORUM do të bashkëpunojnë me EAVE European Audio-Visual Entrepreneurs, këtë rrjet prestigjioz të producentëve të filmave evropianë, ku falë bashkëpunimit me Qendrën Kinematografike të Kosovës një numër i producentëve do të jenë prezent në PriFORUM.
Prishtina Rendezvous është një tjetër mundësi shumë e mirë për të gjitha këto projekte, dhe këtë vit kompanitë që kanë konfirmuar ardhjen në PriFest janë:
Wide – International Sales and Production (France)
Memento Films International (France)
Fandango (Itali)
Alpha Violet (France)
Film Republic (Britani e Madhe)
Level K (Danimarke)
Loco Films (France)
Gara tradicionale e Best Pitch ka gjithashtu çmimet për projektet fituese këtë vit
Çmimi i post-produksionit në vlerë prej 50,000 euro (në shërbime post-produksioni), dhënë nga kompania: IN MY COUNTRY Production, nga Kosova
Çmimi për Audio-post produksion (Foleys) në vlerën prej 10.000 euro në shërbime, dhënë nga kompania: AUDIOHAUS, nga Maqedonia
Çmimi monetar tradicional për Best Pitch në vlerën prej 1.500 euro, që ndahet nga PriFest
Best Pitch është vetëm një nga disa aktivitet që në PriFest organizohen si pjesë e PriFORUM-it, platformës rajonale te zhvillimit të industrisë së filmit.
PriFORUM-i dhe aktivitetet e tij –gara Best Pitch, Script Development workshop, Prishtina Rendezvous dhe jo më pak i rëndësishëm Works in Progress, kanë shërbyer si katalizatorë për shumë projekte filmike regjionale, të cilat tashmë janë përfunduar dhe janë vlerësuar lartë në shumë festivale ndërkombëtare.
PriFORUM është komponentë përbërëse e PriFest dhe këtë vit do të mbahet gjatë PriFest në datat 18-21 korrik, ndërkohë që datat e festivalit janë 16-21 korrik.
Miqësi. Përgjithmonë. PriFest.