Ceremonia mbyllëse e edicionit të nëntë, sonte në sheshin ‘Zahir Pajaziti’

20.07.2017

Pas një jave plot me filma, after party e kënaqësi pa fund, sonte me fillim nga ora 21:00 në sheshin 'Zahir Pajaziti! bëhet ceremonia përmbyllëse e edicionit të nëntë, ceremoni në të cilën do të shpërndahen çmimet për filmat fitues në programet përkatëse.

Siç dihet, PriFest-i i sivjetëm solli në Prishtinë më tepër se 70 filma, prej të cilëve 7 ishin premiera botërore, ndërsa kishte edhe premiera ndërkombëtare, rajonale, e kosovare.

Ceremonia është e hapur për të gjithë si dhe transmetohet direkt në Klan Kosova.