Mbrëmë u shfaqen filmat e krijuar gjatë ‘Prishtina Kino Kabaret’

20.07.2017

Një ditë para lamtumirës me edicionin e nëntë të PriFest-it, puna e bërë gjatë projektit 'Prishtina Kino Kabaret' u shfaq në kinemanë ABC.

Me moton "Bëj mirë edhe nëse nuk ke asgjë, bëj edhe më mirë nese ke shumë pak dhe bëje menjëherë!", një 'skuadër' e krijuar në mënyrë të rastësishme, me profesionistë e joprofesionistë nga e gjithë bota, ka krijuar filma të shkurtër pa buxhet gjatë javës së festivalit.

Me fillim nga ora 21:00 në kinemanë ABC mbrëmë u shfaqen filmat e punuar gjatë javës nga 'Prishtina Kino Kabaret', një nga shumë eventet që edhe këtë vit ishin pjesë e PriFORUM-it.

Këtë edicion në krijimin e filmave në këtë projekt ishin gjithsej 8 persona, ndërsa u realizuan 3 filma.

Filmat e shfaqur mbrëmë në kuadër të 'Kino Kabaret' ishin:

  1. Still waiting
  2. Rutinë
  3. Looking forward to the weekend

Prishtina Kino Kabaret vazhdon të mbetet pjesë integrale e PriFORUM-it, i cili po zgjerohet vit pas viti gjithnjë e më tepër.