Edicioni i trembëdhjetë i PriFest vazhdon traditën e organizimit të një mundësie unike për projekte filmike që janë në fazën e para produksionit. Kjo mundësi, vjen në kuadër të PriFORUM-it, përmes “Best Pitch Competition”.
Një numër relativisht i madh i projekteve ambicioze filmike nga regjioni (Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Kroaci, Mal i Zi, Turqi) kanë aplikuar me projektet e tyre filmike në këtë garë, ku do të kenë mundësi të garojnë për çmime të ndryshme.
Projektet e përzgjedhura për këtë vit janë:
1. Project title (English): At Sea
Project title (Original): Denizde
Country: Turkey
Regjisori / Director: Zeynep Köprülü
2. Project title (English): THE BOAT
Project title (Original): VARKA
Country: North Macedonia
Regjisori / Director: Arben Thachi
3. Project title (English): The Sun , The Moon and the Eleven Stars
Project title (Original): 11 Yıldız, Güneş ve Ay
Country: Turkey
Regjisori / Director: Emir Kulal Haznevi
4. Project title (English): Made by dust
Project title (Original): Te bere prej pluhuri
Country: Albania
Regjisori / Director: Ajola Daja
5. Project title (English): 2000: A post-war Odyssey
Project title (Original): 2000: A post-war Odyssey
Country: Kosovo
Regjisori / Director: Zgjim Terziqi
6. Project title (English): Blood and Honey
Project title (Original): Krv i Med
Country: Macedonia
Regjisori / Director: Ilija PIperkoski
7. Project title (English): Lorena
Project title (Original): Lorena
Country: Kosovo/Italy
Regjisori / Director: Valon Jakupaj
8. Project title (English): Fear
Project title (Original): Strah
Country: Montenegro
Regjisori / Director: Aleksandar Radunović
9. Project title (English): Between Earth and Sky
Project title (Original): Mes Qiellit dhe Tokes
Country: Albania
Regjisori / Director: Gledis Bica
Projektet e përzgjedhura do të përfitojnë nga trajnime të ndryshme si punëtoria për pitching (prezentim) që do të mbahet nga ekspertet Claudia Landsberger.
Të gjitha projektet e selektuara për prezentim në Best Pitch gjithashtu do të përfitojnë mundësinë e konsulencës profesionale lidhur me aspektin financiar dhe strategjinë e ko-produksionit me një tjetër eksperte të fushës, Linda Beath poashtu nga EAVE.
Gara tradicionale e Best Pitch jep gjithashtu çmime për projektet fituese këtë vit:
• Çmimi për Audio-post produksion 15 ditë në FOLEYS, dhënë nga kompania: Audio House, Maqedoni Veriore
• Çmimi për postproduksion - Gradim të ngjyrave dhënë nga kompania: My Country Production, Kosova
Best Pitch është vetëm një nga disa aktivitet që në PriFest organizohen si pjesë e PriFORUM-it, që është një platformë rajonale e zhvillimit të industrisë së filmit.
PriFORUM është komponentë përbërëse e PriFest dhe këtë vit do të mbahet në datat 26-29 gusht, ndërkohë që PriFest do të mbahet me 24-29 gusht. Të gjitha aktivitetet do të mbahen në mënyrë fizike.
Miqësi. Përgjithmonë. PriFest.