Prishtina Rendezvous

PRISHTINA RENDEZVOUS është fundjavë që i dedikohet distributorëve ndërkombëtar të filmit dhe agjentëve të shitjes. Prishtina Rendezvous ka për qëllim që t’i bëjë bashkë talentët e Ballkanit duke u dhënë mundësinë që të takohen me disa nga kompanitë më të rëndësishme botërore të distribuimit dhe shitjes së filmit, të cilët ftohen në këtë fundjavë që të gjurmojnë projektet filmike nga rajoni i Ballkanit që janë në fazën e zhvillimit.

Filmbërësit do të kenë mundësi t’i artikulojnë idetë dhe tregimet e tyre në ‘speed date style’ / takime individuale kokë-më-kokë.

Mbi 200 producentë, distributorë, përfaqësues të marketeve të filmit, kompani dhe agjentë të shitjes, fonde filmi nga rajoni, profesionistë filmi nga Evropa si dhe përfaqësues të festivaleve më të rëndësishme të filmit, pritet të marrin pjesë në edicionin e sivjetëm.

Nëse keni pyetje mos ngurroni të na kontaktoni në [email protected].