Ditët e PriForum

KONFERENCA RAJONALE përbëhet nga diskutimet me panel dhe prezentimet e ekspertëve ndërkombëtar për tema të ndryshme që kanë të bëjnë me industrinë e filmit si: distribuimi, shitja, bashkëprodhimi, financimi. Gjithashtu ka edhe punëtori për aktorë dhe studentë. Filmbërësit nga rajoni ftohen të marrin pjesë që të kenë mundësi të takojnë disa nga emrat më të rëndësishëm të industrisë së filmit në Europë. Në një ambient më intim që e ofron PriFest për dallim nga festivalet dhe marketet e mëdha të filmit, vëmendja e të gjithë mysafirëve ndërkombëtar është e drejtuar kah projektet e Ballkanit dhe në këtë mënyrë ofron më shumë mundësi për bashkëpunim dhe zgjerim të rrjetit.